• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 11.01.2013

Malishevë
- Realizimin e planifikimit të të hyrave nga tatimi në pronë, për vitin 2012, Komuna e Malishevës e ka tejkaluar për 18.77 për qind. “Planifikimi i realizimit të të hyrave nga tatimi në pronë, për vitin 2012 ishte 145 mijë euro, ndërsa shuma e grumbulluar nga zyra e tatimit në pronë, është 172.224 euro, ose shprehur në përqindje, është 118.77 për qind të realizuara”, tha drejtori i Drejtorisë komunale për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, duke specifikuar se gjatë vitit 2012, janë bërë 152 fatura të reja, ndërsa janë regjistruar 17 ankesa, prej tyre 14 ankesa kanë qenë për objekte banimi dhe 4 ankesa të tjera kanë qenë për objekte komerciale. "Prej këtyre ankesave, 11 janë aprovuar nga Bordi për shqyrtimin e ankesave”, tha Krasniqi.
Prizren - Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë që të hetojë punën e Komisionit të Komunës së Prizrenit, për dhënien në shfrytëzim të pronave. Kryeprokurori, Sylë Hoxhaj, tha se hetimi i këtij komisioni është duke u bërë, për shkak të dyshimeve se, gjatë dhënies në shfrytëzim të tokave, janë bërë shkelje ligjore. “Një gjë e tillë është ndërmarrë për shkak të disa dyshimeve, për shkelje të ligjit”, tha Hoxhaj.
Fillimin e këtyre hetimeve e kanë përshëndetur përfaqësuesit e KDI-së në Prizren. Zyrtari i KDI-së, Naim Cahani, thotë se funksionimi i Komisionit të Kuvendit të Prizrenit, në bazë të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, është jashtëligjor. Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Kuvendit, Masar Shala, tha se ky hetim është duke u bërë, në bazë të paragjykimeve.
Kukës - Rruga e kombit është dëmtuar në disa pjese të saj, vetëm pak kohë pas ndërtimit. Ne disa akse janë hapur gropa të mëdha, si pasojë e cilësisë së dobët të asfaltit, veçanërisht në aksin, Kukes – Përbreg, ku gropat janë bërë një prej shkaktarëve të aksidenteve që po ndodhin kohët e fundit, sidomos gjatë natë. Pothuajse të gjitha pjesët lidhëse të urave, janë hequr tërësisht apo janë dëmtuar pjesërisht, duke krijuar kanale që pengojnë lëvizjen por edhe shkaktojnë aksidente. Kjo rrugë është dëmtuar rëndë edhe nga shkarjet e gurëve, ndërkohë që sinjalistika mungon tërësisht. Kur i shtohet kësaj edhe heqja e trafikndarësve, sa nga banorët po aq edhe nga aksidentet, të cilat askush nuk i riparon, kjo rrugë që ka kushtuar rreth një miliardë dollarë, do të shndërrohet në rrugën e vdekjes, thonë përdoruesit e saj.
Sao Tome - Presidenti i Sao Tome dhe Principe, ka zhvleftësuar vendimin e Qeverisë së këtij vendi, e cila kishte njohur pavarësinë e vendit tonë. Presidenti, Manuel Pinto da Costa, e ka marrë këtë vendim, pasi koalicioni i kaluar nuk e kishte miratuar vendimin e qeverisë asnjëherë në parlamentin e këtij shteti.
Sao Tome bëhet njohja e tretë, jo e sigurt, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte deklaruar si zyrtare. Sipas gazetës “Koha Ditore”, përveç Sao Tomes, edhe njohjet nga Uganda dhe Nigeria, të cilat i kishte “siguruar” zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, nuk janë konfirmuar asnjëherë.
Prishtinë - Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, nuk është shqetësuar shumë nga njoftimet se Sao Tome ka tërhequr njohjen për Kosovën. Sipas tij, kjo është një çështje e mbyllur. “Njohja nga Sao Tome dhe Principe ka ardhur nga institucionet demokratike dhe legjitime të këtij vendi. Kryeministri i këtij vendi, vitin e kaluar ka dërguar notën verbale, nëpërmjet së cilës shteti i tij na informoi për njohjen. Njohja nga Sao Tome, për ne është temë e mbyllur. Ne e kemi notën verbale, me të cilën qeveria e këtij shteti ka marr vendim për njohjen e Kosovës. Nuk duam të komentojmë për gjendjen, brenda këtij shteti”, ka thënë Pacolli.
Beograd - Kreu i qeverisë serbe, Ivica Daçiq, mënjëherë e ka përgëzuar kryeministrin e Sao Tome dhe Principe, Gabriel Ferreira da Costa, për vendimin që të vë veto në vendimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës. “Shfrytëzoj këtë rast që t’ju falënderoj për vënien e vetos në vendimin për njohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm nga Kosova, vendim ky që është marrë nga qeveria e përparshme e Sao Tome  dhe Proncipe, në mars të vitit 2012”, thuhet mes tjerash në urimin falënderues të kryeministrit serb.
Bruksel - Grupet e punës, të Kosovës dhe Serbisë, edhe sot kanë vazhduar takimin, lidhur me marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe për çështjet e doganave në vendkalimet kufitare. Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se për këto çështje duhet të gjendet zgjidhje “në bazë të marrëveshjes ndërmjet kryeministrave, Thaçi dhe Daçiq, në muajin Dhjetor”. Ky takim është edhe përgatitje për takimin e ri të Hashim Thaçit me Ivica Daçiqin, në Bruksel më 17 Janar, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton.
Prishtinë - Modelja e njohur nga Kosova, Dhurata Lipovica, në një intervistë për Gazetën Express, ka folur për angazhimet e saj në vitin që e lamë pas, punën e përditshme që e bën, modelimin, të cilin e cilësoi si profesion që e bën më shumë për qejf, si dhe përkushtimin e saj ndaj familjes. Ndër të tjerash, ajo thotë se është adhuruese e çokollatave dhe se nuk mund të kalojë ditën, pa qenë ato pjesë e ditës së saj. Dhurata Lipovica është e martuar me aktorin Fisnik Ademi, me të cilin ka një djalë.
 
 
Share