• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 21.02.2013

Prizren
- Partia e Re Boshnjake (NBS), anëtare e koalicionit boshnjak VAKAT, përmes një komunikate, e ka gjykuar konfliktin e djeshëm, midis zyrtarit të Zyrës Komunale për Komunitete në Dragash, Uzair Hamza, dhe zyrtarit nga sektori i patentshoferëve në Dragash, Besnik Huqaj. Edhe kjo parti, konfliktin e djeshëm e ka cilësuar si sulm ndaj nënkryetarit të partisë boshnjake VATAN, duke sqaruar se Hamza është sulmuar në vendin e tij të punës. “Ky sulm vandal, ndaj aktivistit të koalicionit VAKAT ka ngjallur shqetësim tek qytetarët, sidomos tek boshnjakët, e që jep porosi të keqe tek ky komunitet. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që autorin e këtij akti ta nxjerrin para drejtësisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e NBS-së, nënshkruar nga kryetari i saj, Husnia Beshkoviq.
Prizren - LDK-ja e Prizrenit nuk do të heq dorë nga kërkesa, që drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Nexhat Çoçaj, të thirret në interpelancë, për sqarime rreth gjendjes në arsim. Këshilltari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka paralajmëruar se, për interpelancën e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, do të kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme. Në një konferencë për shtyp, Hodaj ka sqaruar se, përse LDK-ja e braktisë Asamblenë Komunale. “Do të kërkojmë mbledhje të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës, interpelancë për drejtorinë e Arsimit”, tha Hodaj, duke sqaruar se LDK ishte kundër heqjes nga rendi i ditës, interpelancën e drejtorit të Arsimit.
Prizren - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka shpallë konkurs për ndarjen e bursave, për vitin akademik 2012/2013. Sipas këtij konkursi, bursat universitare ndahen për studentët e studimeve themelore (bachelor).
Për fitimin e bursës universitare, studentët duhet të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të këtij universiteti, të jenë në vitin e dytë dhe të tretë, e që nuk kanë humbur asnjë vit akademik. Gjithashtu, kërkohet që studentët të kenë notën mesatare, së paku 9.00, si dhe t’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve, në afatin e shtatorit.
Kralevë - Një pjesëtar i xhandarmerisë serbe u arrestua dje në Kralevë të Serbisë, pasi u kap në flagrancë me një sasi cigaresh, të kontrabanduara nga Kosova. Policia serbe njoftoi se 32 vjeçari, Milan S., pjesëtar i xhandarmerisë serbe, i pozicionuar me detyrë në kufi me Kosovën, u kap në zonën kufitare, ku në makinën e tij private kishte ngarkuar 425 pako (box) të cigareve, me banderola të Kosovës. “Malli ishte ngarkuar në Kosovë dhe për destinacion final kishte qytetin e Kralevës, madje edhe qytetet tjera serbe. Ndaj tij, menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit”, ka njoftuar policia serbe.
 
 
Share