• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme - BLIC
e Premte, 30 Tetor 2009 18:31

Dragash - Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit, u organizua debati midis kandidatëve për kryetar të Komunës, nga të gjitha partitë politike.
Në këtë debat, ka munguar kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Halim Shemsidini dhe ai nga koalicioni boshnjak “Vakat”.
Përmes bisedës telefonike, Shemsidini e ka arsyetuar mungesën e tij, me një udhëtim zyrtarë, për të cilin tha se ka qenë i domosdoshëm. Megjithatë, ai e ka përshëndetur organizimin e këtij debati, nga shtëpia jonë informative, si dhe të gjithë ata që e kanë përcjellë këtë. Në debat, programet dhe vizionet e tyre i paraqiten kandidatët nga PDK-ja, AAK-ja dhe kandidati nga koalicioni LDD – AKR. (R.SH)

Prizren - Një vjedhje e rëndë është bërë në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, nga persona ende të panjohur për policinë.
Në stacionin hekurudhor të këtij fshati, janë vjedhur 80 lidhëse, 160 bulona dhe 160 unaza të binarëve, të cilat janë vlerësuar se kushtojnë rreth 2 mijë euro.
Policia rajonale në Prizren, njoftoi sot se janë duke hetuar rastin, për t’i zbuluar kryesit e kësaj vepre. (R.SH)

Suharekë - Në fshatin Mushtisht të Suharekës, nga persona të panjohur është dëmtuar parafangoja dhe është thyer alarmi i një automjetit zyrtar te policisë.
Incidenti ka ndodhur, derisa policia ishte në përcjellje të disa serbëve, të cilët kanë qenë duke i rregulluar varrezat, në kishën “Virgjëresha e shenjte”, të këtij fshati.
Më pastaj, sot në mëngjes, policia është njoftuar për dëmtime në varrezat e serbëve, në  afërsi të kësaj kishe. Ngjarja ka ndodhur, pasi është bërë pastrimi i këtyre varrezave, të cilat kanë qenë të dëmtuara gjatë luftës. (R.SH)

Prizren - Një aksident trafiku, me lëndime të rënda trupore, ka ndodhur në rrugën magjistrale Prizren - Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël të të Prizrenit.
Në këtë aksident është goditur një këmbësore shtatëvjeçare, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe jeta e sajë është në rrezik.
Policia, me urdhër të prokurorit, ngasësin e veturës e ka paraburgosur, ndërkohë që janë duke u bërë hetimet rreth këtij rasti. (R.SH)

Prizren - Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Prizren, dr. Selami Sylejmani ka promovuar sot librin e tij hulumtues “Sëmundjet e gjirit”.
Me këtë rast, para një auditoriumi të gjerë, të përbërë nga mjekë, emra të njohur shkencorë, për vlerat shkencore të këtij libri kanë folur, Prof. dr Gjergj Minga, Prof dr. Besim Sllamniku dhe dr. Hatim Baxhaku, të cilët e kanë vlerësuar lartë kontributin e dr. Selami Sylejmanit, jo vetëm për publikimin e këtij libri, por edhe për të gjitha ato që ka bërë ai, në fushën e shkencave mjekësore. (R.SH)

Mitrovicë - Një 35 vjeçare, shtetase e Maqedonisë, është arrestuar sot nga policia në Vushtrri, ku po mbahet, deri në përgatitjen e paraqitjes penale për veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”, konfirmoi policia rajonale në Mitrovicë.
Sipas zëdhënësit të policisë, Besim Hoti, ajo është arrestuar në njërën nga katër lokalet e bastisura nga policia, në kërkim të provave për trafikim të qenieve njerëzore, me ç’rast e dyshimta nuk posedonte asnjë dokument identifikimi. (KosovaLive)

Prishtinë - Pjesëmarrja e ligjvënësve kosovarë në fushatën parazgjedhore, si dhe mungesa e tyre në mbarëvajtjen e punimeve të komisioneve parlamentare, ka ndikuar që legjislativi kosovar të vonohet në miratimin e disa ligjeve funksionale, deklaruan sot zyrtarë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilët, në një konferencë për media, paraqitën një varg parregullsish, që e kanë përcjellë Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj periudhe.
KDI, si çështje të ndjeshme që pengon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, përmendi edhe përdorimin e ashpër të gjuhës parlamentare. (KosovaLive)

Prishtinë - Projekti më i ri i Bashkimi Evropian në Kosovë, në vlerë prej 2.4 milionë euro, i quajtur “Standardet e BE-së për Ministrinë e Drejtësisë”,  filloi të realizohet sot, e që gjatë 33 muajve do të ketë për qëllim të forcojë sistemin kosovar të drejtësisë, në pajtim me standardet evropiane.
Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, njoftoi se projekti i binjakëzimit, do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve profesionale të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, në uljen e ngarkesave të gjykatës dhe do të përmirësojë zgjidhjen alternative të kontesteve. (KosovaLive)
Share