• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 27.05.2013
e Hënë, 27 Maj 2013 21:23

Dragash
- Qindra nxënës të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, të shoqëruar nga profesorët e tyre, sot kanë defiluar në qendër të qytetit, në shenj proteste për dhunën që është regjistruar kohët e fundit në këtë vatër arsimore. Ata janë ndaluar para Komunës, Gjykatës Komunale dhe Policisë, për të cilat kanë thënë se mbajnë përgjegjësi për sigurinë e tyre nëpër shkolla. Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Xhevdet Ibrahimi, tha për radion tonë se, dhuna në këtë shkollë ka arritur kulmin, prandaj kanë vendosur që të defilojnë, si masë për vetëdijesimin e institucioneve, në lidhje me atë që po ndodhë në këtë vatër arsimore.
Dragash – Sot janë bërë publike emrat e personave që do ta drejtojnë Klubin Futbollistik “Opoja”, pas themelimit të tij në Kuvendin e mbajtur, më 24 maj 2013, ku është thënë se bordi i klubit përbëhet nga 15 anëtarë. Për kryetar të Bordit është zgjedhur, Sevdet Spahiu, ndërsa sekretar, Ramadan Krasniqi. Ndërkaq, drejtor i klubit për një vit do të jetë, Samet Gërdellaj.
Pas këtij kuvendi, Fitim Kurteshi është emëruar selektor i klubit, ndërsa trajnerë do të ketë më shumë se një. “Çdo person që e ndien vetën të aftë për trajner, mund të paraqitet tek drejtuesit e klubit, për tu inkuadruar”, thuhet në njoftimin e kryesisë së K.F. “Opoja”.
Prizren - Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë, në lagjen “Arbana” të Prizrenit, ku protagonistë të saj kanë qenë aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK). Sipas informacioneve të para, Nexhmedin Krasniqi, aktivist i RDK-së, dega në Prizren, ka thënë se është sulmuar mbrëmë në lagjen “Arbana”, pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor. Ai tha se është sulmuar nga Samir Hoxha. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, ku saktësohet se një person është sulmuar fizikisht, në shkollën “Ibrahim Fehmiu” nga një person i njohur i tij. Kapiteni Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka deklaruar se rasti është paraqitur nga viktima. Sipas Berishës, viktima në polici ka deklaruar se është goditur fizikisht.
Prizren - Kryesia e RDK-së, dega në Prizren, ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të kryesisë së degës së RDK-së në Prizren, Nexhmedin Krasniqi, i cili ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren. Përmes një komunikate për media, dega e RDK-së në Prizren, këto pretendime të Krasniqit i ka konsideruar si deklarata të ulëta dhe tendencioze, të cilat kanë për qëllim që ta dëmtojnë procesin zgjedhor, i cili, sipas RDK-së, është duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. “Pretendimet e Krasniqit, se gjoja ai ka rivalitet me kryetarin aktual, nuk qëndrojnë. Kryetari, Samir Hoxha është deklaruar me kohë, se ai nuk do të jetë kandidat për kryetar të rinisë e as për kryesinë e degës”, thuhet në reagim.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësues të fshatrave të rajonit të Hasit, mori vendim për formimin e dy komunave në këtë rajon. Me vendimin e Qeverisë, rajoni i Hasit do ta ketë Komunën e Rogovës dhe Komunën e Gjonajve. Kryeministri Thaçi, tha se kjo është një ditë e veçantë për Kosovën, por në veçanti për trevën e Hasit. Ai e quajti Hasin si një portë të lirisë së vendit, tha se kjo trevë ka dhënë kontribut të madh dhe se, duke e respektuar vullnetin e gjithë atyre njerëzve, por në të njëjtën kohë dhe zotimin e gjithë lidershipit të Kosovës dhe të gjitha partive politike, kanë marr vendim për formimin e dy Komunave në trevën e Hasit.
Beograd - Qeveria e Serbisë ka miratuar mbrëmë vonë Planin për zbatimin e Marrëveshjes së arritur mes Prishtinës e Beogradit, më 19 prill në Bruksel. 
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka njoftuar për këtë vendim ndërmjetësuesen në dialogun mes Kosovës e Serbisë, Ketrin Eshton, e cila është shefe e diplomacisë së Bashkimit Europian. Planin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, Qeveria e Kosovës e ka miratuar, qysh të premtën. Me të parashihet që obligimet e marra me këtë marrëveshje, të implementohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
 

Share