• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 05 Nëntor 2009 10:32

Dragash
- Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga AAK-ja, Burim Piraj, dje u takua me elektoratin e fshatit Brezne, para të cili bëri shpalosjen e programit të tij për Dragashin, ku tha se gjatë katër vjetëve, po qe se komunën do ta udhëheq kjo parti, ai do të bëjë ndryshime rrënjësore, në përmirësimin e mirëqenies qytetare.
Si përkushtim kryesor, ai ka përmendur zhvillimin ekonomik, i cili do të ndihej nga secili qytetar dhe jo një zhvillim, nga i cili do të përfitonin individ apo grupe të caktuara interesi.
Piraj ka vizituar edhe elektoratin në fshatin Xërxë dhe Pllajnik, të cilëve u ka thënë se, nën udhëheqjen e komunës nga AAK-ja, këto fshatra nuk do të ndihen të harruara.
Dragash - Në kuadër të Fushatës parazgjedhore, të premten do ta vizitojë Dragashin kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij partiak.
Sipas agjendës që ka përpiluar dega e PDK-së në Dragash, Thaçi do të bëj shpalosjen e programit dhe vizionit të partisë së tij, për komunën e Dragashit, gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçarë.
Takimi me qytetarët do të organizohet në sallën e Shtëpisë së kulturës në Dragash, me fillim në orën 14:00. Megjithatë, sipas Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, po qe se lejojnë kushtet atmosferike, tubimi me qytetarët do të organizohet në ambient të hapur, në Sheshin e Dëshmorëve.
Prishtinë - Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, dje përmendi disa vërejtje, në lidhje me javën e tretë të fushatës parazgjedhore.
Në mes tjerash, “Demokracia në Veprim” ka përmendur shfrytëzimin e resurseve publike, grisjen e posterëve dhe incidente ndërmjet simpatizantëve të partive të ndryshme.
Ismet Kryeziu, udhëheqës i këtij koalicioni, duke njoftuar rreth disa incidenteve, përmendi edhe përleshjen ndërmjet simpatizantëve të LDK-së dhe PDK-së në Dragash, ditën kur LDK-ja mbajti tubim elektoral, në të cilin morën pjesë edhe disa këngëtarë të njohur nga estrada kosovare. Megjithatë, Kryeziu tha se, përkundur këtyre incidenteve, fushata po kalon në suaza të normales.
Prizren - Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Shkencës në Prizren shpreh shqetësimin e saj për dëmtimin e pasurisë në objektet shkollore, gjatë shfrytëzimit të tyre nga subjektet politike.
Përmes një komunikate për shtyp, kjo drejtori shqetësim e vet e mbështet në të dhënat që vijnë nga shkollat, në të cilat janë mbajtur tubime parazgjedhore.
“Një rast i tillë, ndodhi në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fatmir Berisha” në lagjen Bajram Curri, ku nga simpatizantët e një subjekti politik, është thyer një derë dhe janë demoluar vizatimet e nxënësve, në pesë klasa, si dhe janë hequr nga muret shumë tabela, që u shërbenin nxënësve për mësim praktik”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu dhe nënsekretari britanik i Shtetit, Chris Bryant, gjatë një takimi që zhvilluan në Londër, theksuan rëndësinë që kanë zgjedhjet lokale për imazhin e Kosovës, ndërsa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, që të jenë pjesë aktive dhe konstruktive e këtij procesi, në mënyrë që 15 nëntori të jetë një ditë solemne për të gjithë kosovarët.
Zyra për media e Presidencës, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se, Sejdiu mori premtime që Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar vendin tonë.
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në një takim me anëtarët e Bordit të ri të Radiotelevizionit të Kosovës, dje shprehu interesimin që ky medium të jetë publik, i pavarur dhe ta ketë të zgjidhur mënyrën e financimit. Lidhur me këtë çështje, Bordi i RTK-së u shpreh pro vazhdimit të financimit, përmes faturimit nga KEK-u.
Në këtë takim, kryekuvendari Krasniqi kërkoi nga Bordi i RTK-së që, së bashku me Komisionin e Pavarur për Media dhe me Komisionin për Administratë Publike dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të gjejnë disa forma, dhe pastaj të shqyrtohet se, cila do të ishte më e mira dhe më e pranueshmja, jo vetëm për RTK-në, por edhe për qytetarët.
Shkup - Ministria e Jashtme e Maqedonisë, ka mohuar lajmin në media, se Qeveria e Maqedonisë, javën tjetër do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.
Nga kjo ministri bëhet e ditur se Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka sjellë vendim për hapjen e ambasadës në Prishtinë dhe se nuk është saktësuar se kurë do të ndodhë ky akt.
Ndërkaq, kjo ministri e ka konfirmuar vizitën e shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, i cili ka paralajmëruar se ditën e premte do ta vizitojë këtë shtet fqinj.
Mitrovicë - Policia rajonale e Mitrovicës, konfirmoi dje se një automjet me targa kosovare, është konfiskuar në Mitrovicë, derisa po transportonte rreth 500 litra vaj motorik të kontrabanduar.
Sipas zëdhënësit, Besim Hoti, automjeti është ndaluar nga policia dhe, gjatë kontrollit të tij, është gjetur vaji që po transportohej, për çka ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumentacionin përkatës për prejardhjen e këtij malli.
Automjeti, së bashku me mallin e ngarkuar, është deponuar në terminalin doganor të Mitrovicës, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave  hetimore.
Share