• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Mërkurë, 18 Nëntor 2009 08:57

Prishtinë
- Komisioni Qendror Zgjedhor, mbrëmë ka dhënë rezultatet preliminare të subjekteve politike, për kuvendet komunale, duke rikujtuar se aty nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat përmes postës.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, duke e lavdëruar punën e komisionit që ajo udhëheq ka bërë krahasim me vitin 2007, ku tha se këtë vit është arritur një progres në shpejtësinë e kumtimit të rezultateve.
Në bazë të rezultateve paraprake, PDK-ja udhëheq në Dragash, me 32.1%, në Prizren me 28.8 %, Rahovec 31.4% dhe Malishevë, me 53.6%.
Ndërkaq, LDK-ja udhëheq në Suharekë, me 32%, ndërsa SLS udhëheq në Shtërpcë, me 35.6%.
Prishtinë - Pushteti lokal në Prizren, u kërkoi subjekteve politike, garuese në zgjedhjet e së dielës, që brenda tri ditëve t'i heqin posterët dhe materialin tjetër propagandues, të shpërndarë në mjedise publike, duke përjashtuar dy kandidatët që kanë shkuar në balotazh.
Në pjesë të ndryshme të Prizrenit, përfshirë edhe zonën qendrore, ende vazhdojnë të qëndrojnë të ekspozuara materiale të partive të ndryshme, pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të së dielës. Në disa vende ka filluar shqyerja e tyre, duke krijuar grumbuj mbeturinash nëpër qytet. Zyra e komunikimit dhe informimit publik në Prizren, të martën iu drejtua të gjitha subjekteve politike, që të angazhohen në largimin e të gjithë posterëve dhe materialit tjetër të fushatës zgjedhore, nga hapësirat publike.
Prishtinë - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka takuar dje përfaqësuesin e OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.
Berisha me këtë rast vlerësoi rolin e rëndësishëm që misioni i OKB-së ka luajtur në Kosovë, si dhe shprehu kënaqësinë për zhvillimet jashtëzakonisht pozitive dhe arritjet e rëndësishme të Kosovës, në konsolidimin e institucioneve demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, të cilat pati kënaqësinë t’i konstatonte gjatë vizitës së fundit në Kosovë.
Zannier ndërkaq, e falënderoi kryeministrin Berisha për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë për Kosovën dhe për rolin e rëndësishëm që Shqipëria po luan në shërbim të konsolidimit të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon.
Prishtinë - Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-kryesuar nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon, mbajti dje takimin e radhës, ku u diskutuan disa çështje, si vazhdimi i aktivitetit monitorues nga ana e EULEX-it, ritmi dhe nevoja për cilësi gjatë reformimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, domosdoshmërisë për ta miratuar Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Këshillin Gjyqësor, Ligjin për Prokurorin e Shtetit, Ligjin për Këshillin e Prokurisë, si dhe rëndësinë e rritjes së numrit të policëve kufitar, pasi KFOR-i ta zvogëlojë praninë e vet në Kosovë.
Prishtinë - Sekretari shtetëror, në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të jetë neutral, por do të anojë kah Serbia. “Siç është politizuar gjithçka në jetë, këto 15-20 vitet e fundit, është e mundur që kjo Gjykatë të sjellë ndonjë mendim, i cili do të sillet sa nga e djathta aq edhe në të majtë. Kështu që, secili do të gjej për vete diçka. Mendoj se ky mendim do të jetë kryesisht neutral, por, po ashtu do të ketë indikacione, se Serbia ka të drejtë që të insistojë në integritetin territorial”, ka thënë Ivanoviq.
Në pyetjen, nëse Serbia do ta respektojë mendimin e gjykatës, po qe se ai do të jetë në favor të Kosovës, Ivanoviç tha se Serbia nuk respekton asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e vet.
Share