• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 22 Prill 2010 18:10

Dragash
- Dita Botërore e Tokës, 22 Prilli, në gjithë vendin tonë u shënua me aktivitete të ndryshme, në të cilat morën pjesë përfaqësues të shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, nxënës, studentë dhe qytetarë.
Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, u organizuan edhe në komunën tonë, duke ndërmarr një aksion të gjerë për pastrimin e ambientit.
Drejtoria komunale për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit në Dragash, nga një prilli e deri më sot kishte organizuar aksione nëpër të gjitha vendbanimet, për pastrimin e mjedisit, ndërkohë që sot, me një ceremoni rasti, u shënua Dita Botërore e Tokës.
Prishtinë - Asociacioni i Turizmit të Kosovës, i mbështetur edhe nga Programi i USAID-it për Ndërmarrje Private në Kosovë, sot organizoi panairin e dytë “Dita e Turizmit në Kosovë”.
Panairi i Turizmit, me moton “Qëndroni për fundjavë - Përjetoni Kosovën”, synon të nxisë zhvillimin e turizmit dhe të josh komunitetin ndërkombëtar.
Ndër 70 subjekte që i prezantuan ofertat e tyre të turizmit vendor, mori pjesë edhe komuna e Dragashit, e cila prezantoi traditat vendore të veshjeve nga Opoja dhe Gora, artizanalet nga këto treva, si dhe ofertat konkrete që ofron kjo komunë për turistët. Pjesëmarrjen e Dragashit në këtë panair e mundësoi UNDP-ja, e cila po përgatit një plan të qëndrueshëm zhvillimor për komunën e Dragashit.
Dragash - Me rastin e ceremonisë zyrtare të fillimit të punimeve në autorrugën Vërmicë – Merdarë, e cila do të zhvillohet të dielën, Komuna e Dragashit ka organizuar transportin falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë solemnitet madhështor, ku të pranishëm do të jenë dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha.
Siç bëjnë të ditur zyrtarët komunalë të Dragashit, autobusët do të nisen të dielën nga Dragashi dhe Zaplluxha, në orën 11:00, në mënyrë të organizuar.
Prizren - Njësiti kundër krimeve ekonomike në Prizren, ka ngritur kallëzim penal ndaj një polici të Trafikut Rajonal në Prizren, me dyshim se ai ka kërkuar ryshfet për lëshimin e raportit të një aksidenti, të ndodhur ditë më parë.
Polici është suspenduar dhe ndaj tij kanë filluar hetimet e brendshme, ndërsa rasti i kompletuar i procedohet prokurorisë për procedura të mëtejme.
Prizren - Hetues nga Stacioni policor i Prizrenit, kanë arrestuar tre persona të mitur nga Mamusha, si të dyshuar për vjedhjen e kambanës së kishës në Novakë.
Policia ka gjetur pjesët e kambanës, të cilat ishin shitur si metal i vjetër në një depo për grumbullimin e metaleve në Fushë Kosovë.
Sipas hetimeve fillestare, vjedhja është kryer për përfitim material, ndërkohë që, në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit janë ndalur në objektet policore.
Prizren - Në fshatin Sopijë të Suharekës ka ndodhur një incident ndërfqinjësor, për shkak të një prone kontestuese, me ç’rast një i dyshuar ka shkrehur disa fishekë nga dritarja e shtëpisë së tij në drejtim të fqinjit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 12 gëzhoja të pushkës AK 47, si dhe 13 fishekë të pa përdorur.
Pas kryerjes së veprës, i dyshuari ka ikur me veturë në drejtim të pa njohur, mirëpo Njësiti Special Operativ ka arritur ta gjejë atë dhe më pas edhe ta arrestojë.
Prishtinë - Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, i ka deklaruar BBC-së se është i gatshëm të luajë rolin e ndërmjetësit në bisedimet mes komunitetit shqiptar dhe atij serb, për çështjet teknike, nëse do t’i kërkohej një gjë e tillë.
Zannier tha se UNMIK-u po provon të përgatisë procesin e dialogut, në një nivel të ulët dhe në shkallë praktike, për të arritur përparime në fusha të caktuara, në veçanti në veri të Kosovës.
Zannier shfaqi shqetësimin e tij me nismat për veriun e Kosovës, të cilat, siç tha, mund të shkaktojnë trazira, nëse nuk janë paraprakisht të përgatitura.
Share