• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
e Premte, 21 Maj 2010 08:34 |
Dragash - Të martën, mblidhet Kuvendi komunal, në seancën e 5 të radhës, për të debatuar rreth 4 pikave të rendit të ditës, si dhe për miratimin e dy procesverbaleve nga seancat e kaluara. Ndër pikat tjera, në këtë seance do të shqyrtohet raporti mbi realizimin e buxhetit komunal për 3-mujorin e parë të këtij viti.
Njëherësh, në seancën e së martës do të rishqyrtohet vendimi për rikthimin e pronave të Komunës, të cilat i janë dhënë në shfrytëzim ndërmarrjes “Sharrprodhimi”, disa dekada më herët.
Dragash - Këshilli i Pajtimit të gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave të tjera nga komuna e Dragashit, nesër organizon një manifestim, për ta shënuar 20 vjetorin e themelimit të këtij këshilli.
Sipas organizatorëve, ky manifestim, i organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit, do të mbahet në shtëpinë e kulturës në fshatin Bresanë, me fillim në orën 11:00.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Kosovën, në sesionin e 37-të të Organizatës së Konferencës Islamike, në Dushanbe të Taxhikistanit.
Hyseni me këtë rast falënderoi të gjitha vendet, anëtare të Konferencës Islamike, për votën unanime në miratimin e kësaj rezolute. Në veçanti, ai ka falënderuar diplomacinë e Shqipërisë, si inicuese e kësaj rezolute.
Në seancën përmbyllëse të Ministerialit të Organizatës së Konferencës Islamike, mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, dje u miratua Rezoluta e re mbi situatën në Kosovë. Kjo Rezolutë, e iniciuar nga Shqipëria dhe miratuar me unanimitet të plotë nga 57 shtetet, anëtare të OKI-së, vlerësohet të ketë rëndësi të madhe, në njohjet e reja të shtetësisë së vendit tonë.
Kukës - Tuneli i Kalimashit, përkatësisht tubi jugor, është i gatshëm për qarkullimin e të gjitha automjeteve. Sot pritet lëshimi i tij për qarkullim, bëri të ditur Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve e Shqipërisë. Sipas tyre, tuneli jugor ka përfunduar së betonuari, ndërkohë, që do të vijojnë punimet për përfundimin e kahut verior të tunelit.
Burime nga kompania menaxhuese e tunelit, kanë bërë të ditur se qarkullimi në tubin jugor të tunelit do të jetë i mundur gjatë 24 orëve.
Ankara - Pak orë pas takimit me homologun kosovar, kryeministri Erdogan ka folur në telefon me kryeministrin pakistanez, të cilit i ka kërkuar që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në përgjigje, kryeministri pakistanez, Gilani, ka thënë se Pakistani është duke e monitoruar me kujdes situatën rreth kësaj çështjeje. Ai ka thënë se shteti i tij do të presë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, para se të marrë një vendim për Kosovën.
|