• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 30 Qershor 2010 20:26

Dragash
– Gjithsejtë 413 filloristë të klasave të nënta, nga komuna e Dragashit, të martën kanë hyrë në testin e arritshmërisë, prej tyre, vetëm 21 kanë qenë nga radhët e komunitetit nga Gora. Këtë e ka bërë të ditur, Hajri Ramadani, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës në Dragash.
Sipas të dhënave të kësaj drejtorie, nga shtatë shkolla, me mësim në gjuhën shqipe, në test janë përfshirë 392 nxënës, ndërkaq nga tri shkolla, në trevën e Gorës, përfshirë edhe një paralele në gjimnazin e Dragashit, në test kanë hyrë vetëm 21 nxënës.
Prishtinë - Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot armë dhe municion të kalibrave të rëndë, në Aeroportin e Prishtinës. Raportohet se armatimi dhe municioni janë gjetur tek dy persona, të cilët vinin nga Gjermania. “Rasti ka kaluar tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në një njoftim të Zyrës për informim të Doganave të Kosovës.
Mitrovicë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Kristofer Dell, ka thënë se rreziku eventual për sigurinë në Kosovë, më shumë mund të vijë nga veriu, se sa nga pjesët tjera të vendit.
Diplomati amerikan, i cili sot e vizitoi ndërtesën e gjykatës në Mitrovicën veriore, deklaroi se njerëzve nuk u intereson mosmarrëveshja Prishtinë-Beograd, por zgjidhja e problemeve të përditshme. “Gjykata në Mitrovicën veriore do të jetë pjesë e institucioneve të EULEX-it, por në fund edhe e shtetit të Kosovës. Tek ne nuk ka kurrfarë dyshimi, se kjo është pjesë e Kosovës, se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i përcaktuar me Kushtetutë”, ka thënë ambasadori Dell.
Londër - Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, deklaroi se shkëmbimi eventual i territoreve të Kosovës dhe Serbisë, do të hapte çështjen e kufijve dhe do të ishte rrezik për stabilitetin e regjionit. Në deklaratën, dhënë BBC-së, Kuçi tha se në media janë të pranishme shkrimet për këmbim të territoreve të Kosovës dhe Serbisë, por ato nuk kanë mbështetje në realitet. “Hapja e idesë për shkëmbim të territoreve, nuk do të fillonte as përfundonte me Kosovën”, tha Kuçi, sipas të cilit, problemi më së miri mund të zgjidhet me integrimet evropiane.
Londër - Ministri për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka dalë nga Beogradi. Ai e kundërshtoi këtë ide, duke shtuar se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruaj, si pjesë përbërëse të Serbisë. “Ne, as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as shkëmbimin e territoreve. Ne edhe më tej i qëndrojmë besnike politikës sonë, që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë”, ka thënë Bogdanoviq, në një intervistë për BBC-në.
Prishtinë - Policia e Kosovës konfirmoi sulmin fizik ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Enver Hoxhaj, i cili është kryer pasditen e djeshme. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se ministri Hoxhaj është sulmuar nga një person i dyshimtë dhe se njësitet relevante të Policisë së Kosovës, kanë reaguar në vendngjarje dhe kanë arrestuar sulmuesin, për të cilin u tha se është shqiptar, por motivet e sulmit ende nuk i bëri të ditura.
Nga ana tjetër, vetë ministri Hoxhaj ka pranuar se kjo ngjarje ka qenë një situatë e pakëndshme. “Ishte përpjekje për sulm fizik. Ka qenë një situatë e pakëndshme. Por, kjo nuk do të ndikojë asgjë në sjelljen time. Do të vazhdoj të eci lirshëm”, ka thënë Hoxhaj.
Uashington - Eksperti dhe ish-diplomati i njohur amerikan, Morton Abramovitz, thotë se Kosova dhe perëndimi duhet të jenë të përgatitura për hapat që duhet të ndërmerren, pas vendimit të GJND-së , duke shtuar se, një nga skenarët me të cilat mund të përballet Kosova, mund të jenë edhe negociatat politike të propozuara nga serbët, me mundësinë e diskutimit të fatit të rajoneve serbe të veriut. Sipas tij, nëse vendimi i gjykatës është i tillë, Serbia do të kërkojë negociata të reja me Kosovën dhe nuk do të bëhet fjalë për negociata teknike, siç po flitet, por do të jenë negociata për katër distriktet e veriut të Kosovës.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka cilësuar pjesë të festave për humbje, djegien e flamurit amerikan dhe këndimin e këngëve antishqiptare, nga serbët që morën pjesë në shënimin e festës së “Vidovdanit”, në Kosovë. “Ata kanë festuar, edhe kur i kanë humbur të gjitha betejat dhe është në traditën e tyre që të festojnë humbjet dhe të vallëzojnë në dëshpërime. Ne po ndërtojmë një vend demokratik dhe multietnik, shtet të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. Në Beograd ka dominuar emocioni i fitoreve, edhe kur e kemi larguar ushtrinë dhe policinë e Serbisë nga Kosova”, u shpreh kryeministri Thaçi.
Bujanoc - Në një letër falënderimi që Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi i ka dërguar Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, shprehet vlerësimi për vizitën historike që z. Meta bëri në Luginën e Preshevës, si një dritare e re bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët në rajon.
Gjithashtu z. Kamberi shprehu mirënjohjen për vizitën e fundit të nxënësve më të dalluar të kësaj Komune në Shqipëri, si she për pritjen e ngrohtë që u organizua me këtë rast në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Share