• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 23 Gusht 2010 19:51

Prizren
- Gjashtë zyra të agjencive të shpedicionit janë thyer mbrëmë, pas mesnate, afër pikës kufitare në Vërmicë. Sipas pronarëve të agjencive, në këto zyra janë vjedhur të gjitha pajisjet kompjuterike, si dhe makinat për fotokopje. Sipas pronarëve, kjo është hera e tretë që, brenda dy muajve, janë thyer agjencitë e tyre.
Policia e ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se ekipet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe se rasti është duke u hetuar.
Prishtinë - Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, sot ia ka dorëzuar presidentit Sejdiu dorëheqjen e tij nga pozita e ambasadorit. Në aktin e dorëheqjes, Pula e ka njoftuar presidentin se dorëheqjen e ka ofruar për shkaqe shëndetësore.
Zyra e presidentit Sejdiu ka thënë se dorëheqja është miratuar dhe e njëjta i është përcjellë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Njëherësh, presidenti Sejdiu ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Prishtinë - Policia e Kosovës, bazuar në Ligjin për trashëgimin kulturore fetare dhe obligimet e dala nga Propozimi Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i Martti Ahtisaarit, nga sot ka marre nën përgjegjësi sigurimin e Manastirit të Graçanicës.
“Pranimi i përgjegjësive për sigurimin e këtij manastiri, është një hap i madh në procesin e forcimit, gjithnjë e më të madh, të përgjegjësive të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Prishtinë - Guvernatorit, Hashim Rexhepi, i është vazhduar sot masa e paraburgimit edhe për dy muaj. Vendimin e mori një panel prej tre gjyqtarësh, i udhëhequr nga një gjykatës ndërkombëtar i Gjykatës se Qarkut në Prishtinë, i cili aprovoi kërkesën e prokurorisë speciale, që ndaj guvernatorit Rexhepi të vazhdohet kjo masë e sigurisë edhe për 60 ditë.
Avokati i Rexhepit, Ramë Gashi, këtë vendim e ka quajtur të pa drejt dhe ka paralajmëruar ankesë në gjykatën supreme.
Share