• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
Lajme - BLIC |
e Enjte, 22 Tetor 2009 15:25 |
Dragash - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash, sot hapi zyrtarisht fushatën parazgjedhore, ku bëri shpalosjen e programit lokal për mandatin katërvjeçar.Në këtë tubim, morën pjesë edhe dy ministra të kabinetit Thaçi, Enver Hoxhaj dhe Idriz Vehapi. Që të dy premtuan se do ta mbështesin kandidatin për kryetar komune, Salim Jenuzin, në të gjitha projektet komunale, që do të qojnë drejtë zhvillimit ekonomik të Dragashit.Kryetari aktual i Komunës, i cili sërish garon për këtë post, Salim Jenuzi, ka premtuar që në mandatin e ardhshëm të tij katërvjeçar, do të realizohen shumë projekte kapitale, ndërkohë që për qeverisjen e tij dyvjeçare, ai tha se ka realizuar një varg projektesh, nëpër secilin vendbanim të Komunës së Dragashit. (R.SH) Dragash - Me forca të përbashkëta, komuna jonë mund të ngrejë krye dhe ta heq epitetin, si zorrë qorre, apo vend i egërsirave. Këtë bindje e ka shprehur dje Burim Piraj, kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në shpalosjen e programit të tij, para banorëve të fshatit Kapre.Ai u ka thënë të pranishmëve, se zhvillim nuk sjellin vetëm kupëzat dhe asfalti, por organizimi më i mirë i pushtetit, për hapjen e vendeve të reja të punës, duke i joshur investitorët e huaj dhe jo duke i penguar ata me infrastrukturë të komplikuar ligjore dhe pronësore. (R.SH) Dragash - Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga koalicioni boshnjak “Vakat”, Çasip Kushi, shpalosi dje programin e tij elektoral, duke premtuar zhvillim më të hovshëm të komunës së Dragashit.I vetmi kandidat për kryetar komune, nga komuniteti i Gorës, tha se nuk premton fusha e kodra, siç kanë bërë dhe bëjnë disa, por do të bëjë një angazhim praktik, për të realizuar vetëm atë që është në mundësinë dhe kompetencën e tij, gjithnjë duke qenë afër qytetarëve të të dy komuniteteve, me qëllim që t’u ndihmojë në tejkalimin e vështirësive të grumbulluara vite me radhë. Prioritetet kryesore, siç ka premtuar ai, do të jenë zhvillimi i turizmit, energjetikës dhe blegtorisë. (R.SH) Rahovec - Një person me të meta mentale, ka ndezur zjarr dhe ka dëmtuar disa dritare në sallën e arsimtarëve, në një shkollë të Rahovecit. Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, njoftoi sot se ky rast ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, ku edhe është ndërprerë procesi mësimor dhe janë evakuuar nxënësit. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe, në konsultim me prokurorin dhe Qendrën për punë sociale, është vendosur që për këtë person të përkujdeset Reparti i psikiatrisë pranë QKUK-së në Prishtinë. (R.SH)
|