• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 02.11.2012

Prishtinë
- Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se komuniteti nacional malazez do të njihet në Kushtetutën e Kosovës dhe, në këtë mënyrë, do të hiqen pengesat për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Malin e Zi. “Ka një marrëveshje tek autoritetet kosovare, që komunitetin malazez ta njohim si kategori kushtetuese. Kjo do të bëhet me amendamente të reja në Kushtetutë, të cilat do të miratohen në tre muajt e ardhshëm, më së voni”, ka thënë Jahjaga për televizionin publik të Malit të Zi.
Qeveria malazeze, në gjysmën e parë të këtij viti, ka sjellë vendim për hapjen e ambasadës së Malit të Zi në Kosovë. Por, presidenti Filip Vujanoviq, ka thënë se nuk do të nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit dhe nuk do të pranojë letrat kredenciale, përderisa komuniteti malazez të mos njihet në Kosovë.
Mitrovicë - Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar mbrëmë fizikisht, nga persona të nacionalitetit serb, në lagjen e boshnjakëve, në veri të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku të rinjtë shqiptarë kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Dyshohet se sulmuesit janë nga vise të tjera dhe jo qytetarë të Mitrovicës. Sulmi është cilësuar të jetë i motivuar nga urrejtja etnike. Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Besim Hoti, tha se rasti nuk është raportuar në policinë e Kosovës.
Prishtinë - Ekzekutivi është i gatshëm për hapjen e zyrës ndërlidhëse në Beograd edhe pse ende nuk ka ndonjë emër konkret se kush do të udhëheq me të. Por, ekzekutivi gjithashtu ka dhënë garanci edhe për hapjen e zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
Hapja e këtyre zyrave, sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve, ndërkohë që njohja reciproke mes dy vendeve do të ndodh me arritjen e një traktati të paqes.
Tiranë - Ndërron jetë, në një klinikë në Bari, Lirak Bejko, njëri prej dy grevistëve që mori aktin fatal të vetëdjegies, në protestën e të burgosurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Bejko tentoi vetëflijimin në ambientet e grevës së urisë që u zhvillua pak kohë më parë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës. Për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 përqind të trupit.
Me ndihmën e Partisë Socialiste, Bejko u dërgua për kurim të specializuar në Itali. Por, kolegët e tij sot njoftuan se ai kishte ndërruar jetë.
Athinë - Grekët planifikojnë t’i hakmerren Aleancës Kuqezi, në takimin që kjo e fundit planifikon të zhvilloj në Athinë, më 4 nëntor, për tu takuar me komunitetin e emigrantëve shqiptarë.
Sipas mediave greke, qeverisë dhe diplomacisë greke i është bërë thirrje që të mos lejojë një takim të tillë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një parti nacionaliste. Njoftimi për takimin e AK-së është bërë publik në Greqi, ku apelohet tek qeveria greke, duhet kërkuar të mos lejohet organizimi i takimit që ka planifikuar aleanca, e drejtuar nga Kreshnik Spahiu.
Gallo - Ylli brazilian i futbollit, Ronaldinjo, është aksidentuar me veturën e tij, në qytetin brazilian Gallo. Sipas mediave braziliane, futbollisti që la nam në stilin e tij të të lozuri futboll, ishte pjesë e një aksidenti, i cili shumë lehtë ka mundur të jetë fatal, pasi që vetura e tij kishte rrëshqitur dhe për pak sa nuk është futur nën një kamion. Fatmirësisht, pas kësaj ngjarje u konstatua se ai shpetoi lehtë. Por, gruaja e tij, Chevette, ka përfunduar në spital, me lëndime të lehta trupore.
 
 
Share