• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 23.11.2012

Dragash
- Të hënën, më 26 nëntor, në shtëpinë e kulturës, në Dragash, duke filluar nga ora 12:30 minuta, organizohet manifestim i bujshëm kulturor, për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Pjesë e manifestimit do të jetë shfaqja e dramës “Stina e Djegur”, e autorit, Mitat Fejza, me regji të profesorit, Ismet Lecaj, ndërsa aktorë do të jenë nxënësit e gjimnazit "Ruzhdi Berisha" në Dragash.
Pjesë e manifestimit që organizohet nga shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, do të jetë edhe një koncert i bujshëm, në të cilin do të prezantohen Hamëz Llapqeva, Besim Krasniqi, Luan Krasniqi, Mirhat Lecaj, Masar Sinani, Nexhat Qusaj e të tjerë këngëtarë.
Mitrovicë - Autoritet komunale dhe ato të rendit në Mitrovicë, thonë se gjendja në pjesën veriore sot ishte e qetë, por mbetet e tensionuar, pas incidenteve të djeshme. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thënë se punët për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve, në lagjen “Kroi i Vitakut” do të vazhdojnë. “Punët do të vazhdojnë. Ne do t’i japim mundësi KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa për të bërë sigurime shtesë të punëtorëve që punojnë në ato objekte”, ka thënë Kastrati.
Mitrovicë - Përfaqësuesit ilegalë të serbëve të veriut, kanë kërkuar takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë të misioneve ushtarake dhe civile në Kosovë. Kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka thënë se kërkesa për takim i është dërguar shefit të EULEX-it, Ksavier de Marnak, komandantit të KFOR-it, Volker Halbauer, si dhe shefit të UNMIK-ut, Fraid Zarif.
Ai ka thënë se ftesa është dërguar, me dëshirën për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar nga, siç tha, përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar shtëpi të reja në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Prizren - Qeveria lokale e Prizrenit, në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit dhe të Shkencës, për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të mësimdhënësve, të cilët punojnë nëpër zonat rurale të kësaj komune. Në takimin e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, me drejtorët komunalë, është marrë konkluzioni për shpalljen e tenderit për transportin e 650 mësimdhënësve, nga Prizreni për në fshatra dhe anasjelltas. "Vlera e planifikuar nga buxheti i investimeve kapitale nga kjo drejtori, kap shumën prej 160 mijë eurove, e cila do të përfshijë tërë vitin kalendarik 2013", thuhet në njoftimin e OJQ-së "EC Ma Ndryshe”.
Prishtinë - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, e ka informuar sot Kabinetin qeveritar për përgatitjet rreth përurimit të mbi 64 kilometrave të autostradës, Gjurgjicë-Morin, duke thënë se çdo gjë është gati. “Çdo gjë është gati, që më 27 nëntor të ndodh përurimi i 64.4 kilometrave të autorrugës, nga Gjurgjica në Morin”, tha ministri Mujota, duke shtuar se 27 nëntori do të jetë një ditë që do të shënojmë hapjen e perspektivës zhvillimore të Kosovës. Mujota ka njoftuar se, tashmë janë paraparë edhe milionët e parë për autorrugën, Prishtinë-Hani i Elezit.
Mitrovicë - Janë përuruar sot në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës, shtëpitë e familjes së ish piktorit dhe veprimtarit, Kadri Kadriu, i cili u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vëllait të tij, Ali Kadriu. Ky i fundit u shpreh i lumtur tej mase dhe falënderoi institucionet për ndihmën në ndërtimin e këtyre dy kullave. Ai ka shpjeguar simbolikën e tyre, që para 25 viteve e kishte projektuar vëllai i tij i ndjerë, Kadri Kadriu. “Këto kulla janë me 80 frëngji. Tre plisat simbolizojnë tri luftërat, në Kosovë, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës. Në tërësi, ata plisa janë 6, që ka domethënien se shqiptarët janë të ndarë në 6 shtete. Ballina përpara ku janë tre frëngji janë tre muajt, janari, shkurti dhe marsi. 11 marsi është këtu, pastaj 7 ditët e javës, 12 muajt e vitit janë në këtë derën e mesit, ndërsa prapa shtëpive është 17 shkurti dhe në fund 28 Nëntori”, ka shpjeguar Kadriu.
Prishtinë - Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga dita e hënë do të vishen me uniformë të re, e cila është sipas standardeve më të larta të NATO-s, si dhe me identitet kombëtar. Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka njoftuar se uniforma do të promovohet në Ditën e FSK-së dhe si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së shtetit shqiptar.
Prishtinë - Rock grupi shqiptar “Jericho”, ka publikuar këngën e re me klip, të titulluar “Nëntor i Ftohtë”, që i dedikohet 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është një prej këngëve më të mira të publikuara deri tani nga artistët shqiptarë, në vazhdën e dedikimeve për 100 vjetorin historik, pasi kënga, pos që flet me shumë dashuri për kombin tonë, shpalos në mënyrë të përkryer problemet e mëdha që janë mbuluar nga petku dhe ngjyrat festive.
 
 
Share