• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përfundoi manifestimi “Takimet e Gjeçovit”
e Hënë, 12 Tetor 2009 00:00
Në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”, me ç’rast u shënua edhe 80-vjetori i vdekjes së At Shtjefën Gjeçovit. Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe presidenti Fatmir Sejdiu, nën përkujdesjen e të cilit edhe u mbajt ky manifestim.Në manifestim morën pjesë edhe Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, ministri i Kulturës Valton Beqiri, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe shumë mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia e më gjerë.
Për herë të parë në Zym të Hasit “Takimet e Gjeçovit”, u mbajt nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Edicioni i 38-të me radhë është mbajtur në 80-vjetorin e vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit, që siç e quajti Presidenti Sejdiu, ishte njëri ndër njerëzit më të mëdhenj të botës Shqiptare. Ai theksoi se përkushtimi i institucioneve të vendit për të mbajtur një traditë të kujtimit dhe për të dhënë shansin e fjalës, dhe për veprën letrare, për studimin, për aspektet kulturore, për rezistencën, kanë gjetur vend që këto takime, në këtë vend të bekuar, të jenë tradicionale dhe kjo do të behet edhe më madhështore kur pranë shtatores se At Shjtefën Gjeçovit të jetë edhe binomi i tij, Pjetër Bogdani.
Ndërkaq Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, theksoi se vepra e burrave të shquar shqiptarë nuk mund të ngelen kurrë te harruara.
Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja e renditi At Shtjefën Gjeçovin si kolosin kombëtarë që i bashkoi kazmën edhe penën, si arkeolog i të ardhmes sonë.
Në fund të takimit krijuesit letrarë recituan vargje nga krijimtaritë e tyre, ndërsa çmimi “Unaza e Katertina Josipit” iu nda aktores Leze Qena, e cila e mallëngjyer pohoi se do ta marrë më vete deri në amshim.
Share