• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 07 Prill 2010 17:11

Dragash
– Nesër, me fillim në ora 10:00, mblidhet Kuvendi komunal i Dragashit, në seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje do të debatohet vetëm për një pikë të rendit të ditës, duke lënë hapësirë edhe për çështje eventuale, të cilat mund të shtrohen për shqyrtim në këtë mbledhje.
Rishqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores, mbi kushtet dhe kriteret për dhënien e tokës ndërtimore, në zonën ekonomike “Dubrava”, për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, është pika e vetme që do ta shqyrtojë legjislativi komunal, e cila në mbledhjen e kaluar u shty, për tu harmonizuar me ligjet në fuqi.
Prizren - Organizata e Veteranëve të Luftës së ish-UÇK-së, e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ndryshimin e Stemës së Prizrenit dhe kërkesën për heqjen nga Stema të vitit 1878, vitin kur është mbajtur Lidhja shqiptare e Prizrenit.
Veteranët e luftës thonë se, në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese nuk e ka pasur në fushëveprimin e vet, vlerësimin e vendimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, pasi që ky nuk është një akt politik, por administrativ.
Veteranët thonë se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që nga emblema e komunës së Prizrenit të shlyhet data historike e lindjes së popullit dhe kombit shqiptar.
Prizren - Ish zyrtarë të lartë të Aleancës Kosova e Re në Prizren, dje aderuan në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Zahadin Shemsedini, Fatmir Lipoveci, Muharrem Sopi, Mensur Bytyqi, Selim Bajra, Lulzim Ramadani, Nasuf Gërmizaj dhe Hysni Gashi, janë ish-anëtarët e AKR-së në Prizren, të cilët iu bashkuan AAK-së.
Zahadin Shemsidini e arsyetoi këtë kalim në AAK, duke thënë se kjo është rruga e vetme drejtë një udhëheqje të pastër.
Zyrtarët e AAK-së, këtë ngjarje e konsideruan tejet të rëndësishme për subjektin e tyre, ndërkohë që krerët e AKR-së ende nuk e pranojnë këtë aderim.
Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka shfaqur brengën e tij për politikën e re të Prishtinës ndaj veriut të vendit. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë kosovare, që të zbatojë në mënyrë të kujdesshme strategjinë e re për këtë pjesë të territorit, të banuar me shumicë serbe.
Ban ka kërkuar nga të gjitha palët që t’i miratojnë, siç është shprehur, masat praktike për afrimin e bashkësisë shqiptare dhe asaj serbe në Kosovë. Ai po ashtu ka potencuar se UNMIK-u nuk ka qenë i përfshirë në strategjinë për veriun e Kosovës, ndërsa situatën në Kosovë e ka përshkruar si relativisht të qetë, por të brishtë.
Prishtinë - Kryeministri Hashim Thaçi, ka miratuar kërkesën e Sheremet Ahmetit, për lirimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Thaçi e ka falënderuar Ahmetin për punën dhe kontributin e tij të deritashëm në ngritjen dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, Thaçi e ka emëruar Behar Selimin, ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke e inkurajuar atë që të kryejë me profesionalizëm dhe përkushtim detyrën me të cilën është ngarkuar dhe t’i thellojë edhe më tutje reformat.
Prishtinë - Ministri i ri i Drejtësisë, Haki Demolli, ka thënë për BBC-në se do të angazhohet në vendosjen e një sistemi të përbashkët të drejtësisë në gjithë territorin e Kosovës.
Ai tha se synim i tij është vendosja e një sistemi të përbashkët të drejtësisë edhe në Gjykatat në veri të vendit.
Demolli, i cili mori detyrën pas ndryshimeve në qeverinë e Kosovës, tha se i takon Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të emëroj gjykatësit në gjykatat në veri të vendit.
Prishtinë - Nuk ka kurrfarë konsensusi për praninë e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës në të njëjtën tryezë, në takimet rajonale, ka deklaruar analisti politik, Azem Vllasi.
“Ai që është nikoqir i një takimi rajonal, i fton të gjitha shtetet e rajonit. Të pyesësh Serbinë, nëse duhet ftuar Kosovën në takime të tilla rajonale,  është sikurse të pyesësh çdo shtet tjetër në rajon, nëse duhet ftuar një shtet tjetër”, ka thënë Vllasi për të përditshmen beogradase “Danas”.
Beograd - Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg po qëndron sot në Beograd, në kuadër të një turneu në disa vende të rajonit. Ai po shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit e ka presidencën e radhës së BE-së.
Zyrtari i lartë amerikan, pritet t’i kërkojë Beogradit që të jetë më bashkëpunues me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, dhe në zbatimin e planit të Ahtisaarit, sidomos në pjesën që ka të bëjë me planin e decentralizimit.
Pas Beogradit, Steinberg do të vizitojë nesër edhe Prishtinën.
Share