• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 21 Shtator 2012 18:42

Prishtinë
- Kosova ka 1.739.825 banorë rezident, duke përjashtuar këtu pjesën veriore. Ky është rezultati përfundimtar, të cilin e publikoi sot Enti i Statistikave të Kosovës.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe, në disa komuna pat zgjatur më shumë se 15 ditë. Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur më 1981, ku sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, atëkohë Kosova kishte 1.584.440 banorë. Ndërkaq, në regjistrimin e bojkotuar nga shqiptarët, më 1991, Kosova kishte 1.956.196 banorë.
Prizren - Pas dështimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për opinion, ka reaguar LDK-ja, duke vlerësuar se dështimi i mbledhjes së Kuvendit Komunal është pasqyrim i gjendjes reale, në të cilën një kohë të gjatë është duke u qeverisur keq. ”Qëndrimi kritik i tetë këshilltarëve të PDK-së në Kuvend, është shenjë inkurajuese, se në front ndaj së keqes, janë vënë edhe vetë kuvendarët e PDK-së, duke iu bashkuar kështu betejës së drejtë, në mbrojtjen e interesave të qytetarëve“, thuhet në komunikatën e LDK-së, në të cilën kërkohet veprim konkret për llogaridhënie.
Suharekë - Lidhur me tre hajnat, të cilët ishin kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi, në Suharekë, para dy ditësh, policia ka dhënë disa hollësi të tjera, ku njoftohet se ishte arrestuar edhe i dyshuari i katërt dhe se, njëri nga tre hajnat, ishte pronar i një pompe të benzinës. Njërin hajn kishte arritur ta kapë vetë pronari i shtëpisë, rreth orës 02:00 pas mesnate ndërkaq pas pak policia kishte arrestuar edhe dy të tjerët.
Prizren - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Prizrenit do të organizojnë të hënën një konferencë donatorësh, me aktorë vendorë dhe ndërkombëtarë, në përpjekje për të ndihmuar zbatimin e Planit të Veprimit Lokal për Integrimin e komuniteteve; Romë, Ashkali dhe Egjiptian.
Gjatë kësaj konference, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, organizatat ndërkombëtare, si dhe ambasadat e huaja. Në konferencë do të diskutohet për mundësitë e financimit të komponentëve kyç të këtij plani, siç është banimi dhe strehimi joformal, kthimi dhe riintegrimi, shkollimi, qasja në shërbime, si dhe të tjera çështjet jetike për këto komunitete.
Prizren - Trupi gjykues, i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren, i ka dënuar gjashtë persona nga rajoni i Pejës, për veprën penale të kontrabandimit të emigrantëve. Tre të akuzuar të tjerë u liruan nga akuzat. Armend Bezera, Besim Idrizaj, Nysret Alijaj, Hasan Bobi, u dënuan me nga një vit burgim, Tahir Berisha u dënua me dy vjet e gjysmë dhe Naser Idrizaj me tre vjet e gjysmë burgim. Po ashtu, Naser Idrizajt i është shqiptuar edhe gjoba prej 1500 Euro, për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, kurse është shfajësuar për posedim të paligjshëm të drogës.
Kukës - Gjatë një procesi civil, të zhvilluar në zyrat e gjykatës, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, e ka goditur, jo vetëm me karrige, por edhe me grushta inxhinierin, Muhamet Dalaçi, i cili është paditës në këtë proces. Menjëherë pas këtij sulmi në gjykatë, kryebashkiaku Halilaj është larguar në drejtim të paditur, ndërsa i dëmtuari i është drejtuar komisariatit numër dy në Tiranë, për të kryer kallëzimin për ngjarjen. Ky proces civil, ka palë të paditur Bashkinë e Kukësit, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Financave dhe zyrën e Bankës Botërore në Shqipëri. Në faqen zyrtare të gjykatës, kjo çështje ka si objekt detyrimin e bashkëndërgjygjësve të nderpresin cënimin e të drejtave të autorit, si dhe të paguhen dëmet që i janë shkaktuar paditësit, me veprimet dhe mosveprimet e tyre.
Prishtinë - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, nuk është kursyer ndaj kritikave për kreun e partisë, kryeministrin Hashim Thaçi, lidhur me mënyrën se si po e menaxhon partinë, por edhe për mënyrën se si po e menaxhon shtetin. Sipas tij, takimet e ministrave në kabinetin qeveritar, nuk mund të jenë zëvendësues të takimeve të kryesisë së partisë. Poashtu, ai është shprehur se në takim është biseduar edhe për bisedimet me Serbinë, për procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, si dhe për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje.
Prishtinë - Policia e Kosovës ka ndaluar një person, i cili i ka përngjarë, Naser Kelmendit. Por, pas verifikimit nuk kishte qenë ai, prandaj ky person është liruar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka konfirmuar këtë aksion, duke specifikuar se Kelmendi nuk është arrestuar. Por, ai nuk ka mundur të flasë, nëse policia ka arrestuar gabimisht një person tjetër. Ndërkohë, urdhër-arresti ndërkombëtar, për Naser Kelmendin, ende nuk është konfirmuar. Një zyrtar policor, i afërt me procesin, ka thënë se Kelmendi tashmë është fshehur dhe se Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të tij.
Prishtinë - Ivan Cukaloviq, zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, merr edhe një pagë nga Ministria e Arsimit e Serbisë. Cukaloviq, thuhet se është profesor i Fakultetit të Drejtësisë në Kragujevc, ndërkohë që në vitin 2009 është emëruar zëvendës-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Siç raporton gazeta serbe “Kurir”, Cukaloviq është njëri nga të akuzuarit në aferën “Indeks”, gjykimi i së cilës po bëhet në Gjykatën e Lartë, në Smederevë.
Beograd - Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Kirby, ka vlerësuar sot se Serbia duhet të bëjë hapa të vështirë në dialogun me Kosovën. Ai ka shprehur optimizëm, se kjo do të ndodhë dhe se do të arrihet qëllimi i përbashkët. Duke folur në një forum për siguri në Beograd, ambasadori Kirby ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ofron shumë të mira dhe ka shfaqur shpresën se këto përfitime, një ditë do t’i ketë edhe Serbia.
Gjenevë - Agjencia për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, e ka dënuar filmin dhe karikaturat, që konsiderohen se e fyejnë Profetin Muhamed. Njëkohësisht, kjo agjenci e ka dënuar edhe reagimin e dhunshëm ndaj tyre, në gjithë botën arabe. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Rupert Kolvill, u tha gazetarëve në Gjenevë, se filmi dhe karikaturat janë provokim keqdashës dhe i qëllimshëm. Por, ai ka theksuar se nuk ka arsyetim për reagimet e dhunshme dhe shkatërruese.
Athinë - Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku viktimë ishte një 28 vjeçar nga Shqipëria. Çdo gjë, sipas policisë, tregon se krimi ishte i parapërgatitur mirë. Autorët i kishin ngritur një kurth viktimës. I riu shqiptar ishte në makinën e tij, sot në orën 03:00 të mëngjesit, kur pranë tij u afruan dy persona me një motoçikletë. Ata qëlluan me breshëri automatiku, duke e lënë shqiptarin të vdekur në vend. Sipas njoftimeve, viktima ishte arrestuar 6 vjet më parë nga policia greke, për vjedhje. Policia po heton për kapjen e autorëve të krimit dhe dyshon se vrasja është kryer për larje hesapesh.
 
 
Share