• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 12.12.2012

Rahovec -
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, vizitoi të mërkurën Rahovecin, në cilësinë e “Qytetar nderi” të kësaj komune. “Do t'i hulumtojë mundësitë që Rahoveci të gjejë partnerë strategjik në Shqipëri”, premtoi Imami.
Kryetari Rahovecit, Smail Latifi, falënderoi mysafirin për vizitën, duke e informuar atë se një bashkëpunim ka nisur me Bashkinë e Përmetit, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, është në kontakte me Bashkinë e Kukësit, në një projekt që mbështetet nga Komisioni Evropian. “Ne kemi aplikuar me disa projekte të përbashkëta dhe shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive”, tha Latifi.
Bruksel - Pas diskutimeve maratonike, për asnjë shtet të Ballkanit nuk është dhënë ndonjë datë për nisjen e negociatave për rrugën drejtë BE-së. As për Maqedoninë e Serbinë nuk ka datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por as për Kosovën nuk ka datë për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilzim-Asocimit. Megjithatë, është dhënë një kornizë kohore, që lë të hapur mundësinë që kjo të ndodhë në gjysmën e parë të vitit që vjen.
Nga konkluzionet për Kosovën, përsëri janë hequr të gjitha formulimet që kanë kërkuar shtetet e BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën. Një pjesë e madhe e konkluzioneve i kushtohet veriut të Kosovës.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të BE-së, që Kosova të mos nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit, pa i përmbushur edhe disa kritere. Kryeministri Thaçi ka thënë se BE-ja po vonohet me Kosovën dhe se Kosova po mbetet viktimë e mos-unitetit evropian ndaj Kosovës. “Defekti qëndron në Bruksel, nga mosuniteti i tyre për statusin politik të Kosovës. Mendoj se ky paragjykim negativ, në raport me Kosovën, në Bruksel duhet të tejkalohet. Ky paragjykim i Brukselit është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke kërkuar nga vendet e BE-së, që ta heqin nga mendjet e tyre, duke e paralelizuar të ardhmen e Kosovës me të ardhmen evropiane të Serbisë.
Prishtinë - Në seancën parlamentare, në të cilën kryeministri Hashim Thaçi po informonte deputetët, lidhur me takimin e tretë në dialogun me Serbinë, ka ndodhur një polemikë e ashpër mes Albin Kurtit dhe kryeministrit Thaçi. Gjithçka filloi pas fjalës së Kurtit, i cili tha se Thaçi është bërë argument i Daçiqit.
Reagimi i kryeministrit ka qenë i menjëhershëm, kur ai e quajti Kurtin të dëshpëruar dhe të frustruar, si dhe zë të zhurmshëm, të cilit i kanë dështuar të gjitha idetë. “Flisni shpesh për shqiptarët jashtë Kosovës, megjithëse shqiptarët në Mal të Zi si përmendni kurrë”, i është drejtuar Thaçi liderit të VV-së, duke i kërkuar të shkojë dhe të ngrejë flamurin kombëtar në vendlindjen e tij, në fshatin Vladimir të Malit të Zi.
Prishtinë - Një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dje ua caktoi nga një muaj paraburgim katër personave, të akuzuar për krime të luftës, në rastin Kleçka. Paraburgimi për një periudhë prej një muaji iu është shqiptuar Behlul Limajt, Refki Mazrekut, Sabit Shalës dhe Besim Shurdhajt. Ndërkaq, të pandehurve, Shaban Shala dhe Arben Krasniqi, iu është shqiptuar arresti shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, së bashku me ndalesën për të kontaktuar ose vizituar personat me të cilët ata nuk banojnë. Atyre u janë konfiskuar edhe dokumentet e udhëtimit. Megjithatë, secili i akuzuar, mund të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi, brenda 24 orëve të pranimit të tij.
Jarinë – Grupi i biznesmenëve serbë të veriut të Kosovës, ka akuzuar dje EULEX-in dhe pushtetin vendor se, në ditën e dytë të zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, kanë filluar të shkelen dispozitat e marrëveshjes. Afaristët theksuan se, nga mëngjesi, të gjitha veturat në të cilat po bartet malli komercial po dërgohen në terminalin doganor, në pjesën jugore të Mitrovicës, derisa mallin për akcizë po dërgojnë në Merdare.
Afaristët theksojnë se në doganën e Kosovës nuk po ndahet malli i destinuar për veri të Kosovës, nga ai që shkon në jug të Ibrit, e që, sipas fjalëve të tyre, është në kundërshtim me marrëveshjen. “Për këtë, është e mundur që të organizohen protesta të reja dhe vendosja e barrikadave në veri të Kosovës”, ka thënë kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, duke shtuar se për këto “shkelje të marrëveshjes” e ka informuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Bruksel - Shefi i ekipit negociues i Qeverisë së Serbisë, Dejan Paviçeviq, sot në Bruksel bisedoi me përfaqësuesit e BE-së, lidhur me detajet kontestuese rreth zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë (IBM). Sipas vlerësimit të tij, menaxhimi, aktualisht po zhvillohet pa probleme. Ai tha se ka pasur probleme, për shkak të gabimeve të doganierëve të EULEX-it, ku një kamion është dërguar për zhdoganim dhe se për këtë është informuar BE-ja, e cila e ka zgjidhur këtë problem dhe ka premtuar se i njëjti nuk do të përsëritet.
Beograd - Mediat në Serbi raportojnë se biznesmeni më i pasur i Serbisë është arrestuar në Beograd, në lidhje me një marrëveshje të privatizimit. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se, Mirosllav Mishkoviq, djali i tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë janë arrestuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të përvetësimit, në vlerë prej 40 milionë eurosh. Mishkoviq ka krijuar pasuri, derisa ishte aleat i ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviq, gjatë viteve të 90-ta. Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në mbi 2 miliardë euro, ndonëse besohet se tanimë ajo është tkurrur.
 
 
Share