• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 14.12.2012

Dragash
- Në komunën e Dragashit është shtuar numri i skamnorëve. Këtë e dëshmojnë statistikat nga Qendra për Punë Sociale në Dragash, sipas të cilave numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale po vjen duke u shtuar. “Për shkak të kushteve të vështira sociale, kryefamiljarët janë të detyruar të kërkojnë ndihmë nga ne. Shumë familje përballen me telashe të tjera, shkaku i specifikave që ka kjo komunë. Gjatë muajve të vjeshtës së vonë dhe të dimrit, lista e atyre që kërkojnë të jenë përfitues të asistencës sociale është në rritje, ngase një numër i tyre, të cilët kanë bërë ndonjë punë sezonale gjatë verës, tashmë u bashkohen atyre me gjendje të vështirë sociale”, bën të ditur Ibrahim Gashi, drejtor i QPS-së në Dragash, sipas të cilit, në listën e dhjetorit, si përfitues të kësaj asistence janë të evidentuara 414 familje, me rreth 1.600 anëtarë, e që krahasuar me listën e muajit të mëparshëm ajo është për 7 familje më shumë.
Prizren - Dega e PDK-së në Prizren nuk do ta mbajë të dielën Kuvendin e saj zgjedhor, për arsye se kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, ka kërkuar që Kuvendi të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Mirëpo, shtyrja e Kuvendit zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren, thuhet se është bërë për shkak të përçarjeve të brendshme në këtë degë. “Shefi ka kërkuar që të shtyhet Kuvendi”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK-së për portalin, Prizrenpress. “Ka shumë pakënaqësi brenda partisë. Thaçi, pasi është informuar se ka përçarje të mëdha, e ka pa të arsyeshme ta shtyjë Kuvendin zgjedhor, derisa të sqarohen disa çështje të brendshme”, ka thënë ky burim. Ndërkaq, arsyeja për shtyrjen e Kuvendit, sipas zyrtarëve të degës së PDK-së në Prizren, është shkaku se në këtë datë janë paraparë të mbahen disa kuvende të degëve të tjera të kësaj partie.
Prizren - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK-së, Nait Hasani, publikisht ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kryetar i Degës së PDK-së në Prizren. Ai i tha se dega e PDK-së në Prizren është e madhe, por jo edhe aq e konsoliduar. “Kandidaturën time për kryetar të PDK-së në Prizren, e kam bërë para disa jave në televizionet lokale dhe kam kandiduar për këtë pozitë, sepse mendoj që mund të kontribuoj shumë për qytetin tim”, ka thënë Hasani.
Ndryshe, në garë për të marrë postin e kryetarit të degës, përveç Hasanit, kandidat pritet të jenë edhe Agim Zogaj, Ramadan Muja dhe kryesuesi aktual i Kuvendit komunal, Nijazi Kryeziu.
Prizren - Organizata “EC Ma Ndryshe”, në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit” këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, me drejtorët komunalë, ku janë miratuar disa konkluzione.
Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar Propozim-Rregulloren mbi Aplikimin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme në komunën e Prizrenit, për vitin 2013, dhe të njëjtën ia ka proceduar për miratim Kuvendit të Komunës. Propozim-Rregullorja parasheh rritjen e normave tatimore të pronës, për të gjitha kategoritë, derisa baza tatimore mbetet e njëjtë, në shumicën e kategorive, e në disa prej tyre ulet, respektivisht shtrenjtohet simbolikisht.
Prizren - Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi që i njëjti ka kryer një grabitje, nën kërcënimin me thikë. Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka thënë se policia e nënstacionit policor në Zhur, ka arrestuar personin me inicialet: V. R. (35-vjeç) mbi dyshimin e bazuar se i njëjti, pasi kishte humbur një sasi të parave, duke luajtur lojëra të fatit, më pas kishte kryer një grabitje në një kazino të Prizrenit.
Me tu lajmëruar rasti në polici, janë ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar me arrestimin e grabitësit, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale. Në konsultim me prokurorin është vendosur që i dyshuari për grabitje të ndalet në objektet mbajtëse të policisë.
Zubin Potok - Një 50 vjeçar, banor i komunës së Zubin Potokut, është gjetur i vdekur të enjten nga banorët vendës, në Bërnjak të Zubin Potokut. Dyshohet se viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e motit të ftohtë, pasi jetonte i vetëm dhe pa asnjë anëtarë tjetër të familjes.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar se trupi i ngrirë i viktimës është gjetur dje, nga banorët vendës. “Policia ka konstatuar se nuk ka pasur elemente të veprës penale, sepse në trupin e të ndjerit s’është gjetur asnjë shenjë dhune”, ka thënë Hoti.
Prishtinë - Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës e Kosovës, ka ndaluar shitjen e misrit që importohet nga shteti fqinj, Serbia. Ky institut ka marrë këtë vendim, për të dalë në mbrojtje të konsumatorëve, pas dyshimeve se misri që vjen nga Serbia është i kontaminuar.
Masa e ndalesës së shitjes së misrit në tregun kosovar do të mbetet në fuqi, deri në marrjen e rezultateve përfundimtare për cilësinë e misrit që vjen nga Serbia.
Prishtinë - Një kontroll rutinë nga Doganat, në kompanitë e mëdha importuese të derivateve të naftës dhe depove të tyre doganore, ka rezultuar me zbulimin e keqpërdorimeve të bëra nga disa prej tyre, njofton Koha Ditore. Burimet e kësaj gazete nga Doganat e Kosovës pohojnë se ky inspektim ka treguar se importuesit e naftës “EX Fis”, “Petrol Company”, “Patroni” dhe “Al-Petrol”, nuk kanë deklaruar dëshmi për mijëra litra të derivateve të shitura nga depot e tyre doganore, duke iu shmangur kështu taksave doganore. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ndonëse nuk ka dhënë emrat e kompanive që kanë keqpërdorur autorizimin për depo doganore, deklaroi se dy nga kompanitë kanë pranuar borxhin e dalë gjatë kontrollit në depot doganore në mes të importit dhe shitjes, përderisa njërës nga kompanitë, tashmë i është konfiskuar sigurimi bankar dhe tjetra është në pritje të paguajë borxhin.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës është duke pritur nga qeveria e Shqipërisë, që të komunikojë me Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, për përdorimin e prefiksit telefonik 355, edhe nga Kosova. Kështu tha në Kuvend ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, ministria e të cilit detyrohet nga rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e 6 shtatorit të këtij viti, që të zhvillojë negociata me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që Kosova të mund të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë. Beqaj ka thënë se, tashmë qeveria e Kosovës ka formuar një komision që do të merret me këtë çështje dhe, sipas tij, Kosova është e gatshme të marrë kodin e Shqipërisë. Por, i mbetet Tiranës zyrtare që të komunikojë me Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, në mënyrë që ta arsyetojë këtë.
Tiranë - Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, ka publikuar të enjten të dhënat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, duke njoftuar se në shtetin tonë amë ka 2.82 milionë banorë rezident. Këtë ulje të numrit të popullsisë, ai e ka arsyetuar me faktin se emigracioni është në rritje. Sipas ministrit Pollo, pyetjes që lidhej me kombësinë i janë përgjigjur 83 përqind e banorëve, ndërsa 14 përqind e tyre, nuk kanë deklaruar përkatësinë etnike, por që 99 përqind e të pyeturve, e kanë deklaruar shqipen si gjuhë të nënës.
Të dhënat për besimin fetar në Shqipëri, sipas këtij regjistrimi, tregojnë se 56.7 përqind janë deklaruar si myslimanë, 10.3 përqind katolikë, 6.75 përqind ortodoksë dhe 2.90 përqind bektashinj. Një e dhënë tjetër, për të cilën ka pasur shumë debate, ka rezultuar se vetëm 0.87 përqind është numri atyre që janë deklaruar me kombësi greke.
Cyrih - FIFA i ka hapur sot rrugën ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. FIFA ka marrë vendim, që Kosovës t’i lejohen zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare për grupmoshat e reja (U-15 dhe U-21-23), si dhe për përfaqësuesen kombëtare të femrave dhe klubet futbollistike.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, e vlerësoi pozitivisht këtë vendim të FIFA-s, duke thënë se ky është një hap i madh dhe historik për futbollin e Kosovës, sepse për herë të parë Kosova ka të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, me grup-mosha të reja, përfaqësuesen e femrave dhe klubet.
 
 
Share