Zgjedhjet në degën e PDK-së, në Dragash! |
e Hënë, 17 Dhjetor 2012 15:26 |
Dragash, 17 dhjetor 2012 - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, të dielën ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga kryesia qendrore e PDK-së. Në këtë kuvend kanë marrë pjesë 75 delegatë, nga 20 nëndegët ku shtrihet kjo parti, nga të cilët u zgjodhën organet e reja drejtuese për mandatin e ardhshëm. Kryetari aktual i PDK-së në Dragash, njëherësh edhe kryetar i kësaj Komune, Salim Jenuzi, tha se, në intervalin kohorë midis dy kuvendeve të PDK-së, është arritur mjaft progres. Ai shkurtimisht ka përmendur disa nga sukseset e partisë së tij, për tua lënë radhën përshëndetjeve të mysafirëve. Përshtypje jo të këndshme tek mysafirët që kishin ardhur në këtë kuvend, por që iu përkisnin partive të tjera, la fjalimi i kryetarit të komisionit zgjedhorë të PDK-së, Basri Musmurati, i cili i përmblodhi të gjitha proceset pozitive që kanë ndodhur në Kosovë, duke ia atribuuar PDK-së. “Në krye të degëve të PDK-së në Kosovë, janë zgjedhur njerëz të aftë që do ta avancojnë punën nëpër komuna. Deri më sot kanë përfunduar 20 kuvende zgjedhore të PDK-së, në të gjithë Kosovën, ndërsa procesi zgjedhorë pritet të përfundojë brenda këtij muaji", tha në fillim Musmurati, për të shtuar se edhe pavarësia e vendit ishte meritë e PDK-së, gjë që nuk tingëlloi mirë tek mysafirët. “Sapo mori pushtetin, PDK shpalli Kosovën shtet”, tha mes tjerash Musmurati, e që u bënë shumë komentime jashtë, pasi mbaroi pjesa solemne e Kuvendit.
Në pjesën e punës, dega e PDK-së në Dragash zgjodhi 8 anëtarë për në Kongresin e partisë, ndërkohë për këshillin drejtues të degës, u zgjodhën 31 anëtarë. Nga këta anëtarë pritet të zgjidhet kryesia e degës, e cila më pas (të mërkurën) pritet ta zgjedh kryetarin e degës.
Kandidatët për Këshillin drejtues:
Nr.
|
Kandidati
|
Numri i votave
|
01
|
Salim JENUZI
|
63 - vota
|
02
|
Ibrahim GASHI
|
59 - vota
|
03
|
Xhevdet IBRAHIMI
|
47 - vota
|
04
|
Astrit BAXHAKU
|
44 - vota
|
05
|
Granit RIFAJ
|
42 - vota
|
06
|
Shaban SHABANI
|
42 - vota
|
07
|
Ramadan JASHARI
|
39 - vota
|
08
|
Avni NEBIU
|
38 - vota
|
09
|
Shukri NEBIU
|
38 - vota
|
10
|
Hajri RAMADANI
|
38 - vota
|
11
|
Azi RIFAJ
|
36 - vota
|
12
|
Bedri HALIMI
|
35 - vota
|
13
|
Qerkin KRASNIQI
|
34 - vota
|
14
|
Ziçiri SKENDERI
|
34 - vota
|
15
|
Reshit QAFLESHI
|
34 - vota
|
16
|
Ymridin FETAHU
|
33 - vota
|
17
|
Ajet RESHITI
|
32 - vota
|
18
|
Tafil KRASNIQI
|
32 - vota
|
19
|
Hamzi HULAJ
|
32 - vota
|
20
|
Florim ÇENGAJ
|
30 - vota
|
21
|
Hasime BATJARI
|
30 - vota
|
22
|
Nexhat TËRSHNJAKU
|
29 - vota
|
23
|
Nexhmidin ASLLANI
|
29 - vota
|
24
|
Flamur SYLEJMANI
|
28 - vota
|
25
|
Emin KOLLONI
|
28 - vota
|
26
|
Artan LOSHAJ
|
27 - vota
|
27
|
Nail SEJRANI
|
27 - vota
|
28
|
Jeton RAMADANI
|
26 - vota
|
29
|
Vehbi NAZYFI
|
26 - vota
|
30
|
Gursel IDRIZI
|
25 - vota
|
31
|
Zaim KALANDERI
|
25 - vota
|
Kandidatët për Kongresin e PDK-së:
Nr.
|
Kandidati
|
Numri i votave
|
01
|
Ibrahim GASHI
|
51 - vota
|
02
|
Nagip SKENDERI
|
44 - vota
|
03
|
Xhevdet IBRAHIMI
|
37 - vota
|
04
|
Jeton RAMADANI
|
28 - vota
|
05
|
Shehadin TËRSHNJAKU
|
27 - vota
|
06
|
Milazim GARIPI
|
24 - vota
|
07
|
Shukri NEBIU
|
?
|
08
|
Hasime BATJARI
|
?
|
|