• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 18.12.2012

Dragash
- Sot është mbajtur seanca e fundit për këtë vit, e Kuvendit komunal të Dragashit, në të cilan janë shqyrtuar vetëm pikat e parapara sipas rendit të ditës. Vëmëndje e veçantë iu kushtua pikës, e cila përcaktonte parcelën për shtrirjen e varrezave të qytetit, ku të gjitha palët u dakorduan. Në këtë seancë, më së shumti vërejtje u bënë në mënyrën se si ishte përgatitur procesverbali nga seanca e kaluar, ku shumë këshilltarë gjetën shtrembërime të fjalimeve të tyre, e që kjo është bërë dukuri me vite të tëra në këtë komunë.
E gjithë seanca transmetohet në valët tona, sonte në orën 21:00.
Dragash - Stacioni i Autobusëve në Dragash, vazhdon të mbetet pa përkujdesjen e institucioneve përkatëse. Megjithatë, sa për tu ruajtur nga shkatërrimi fizik, ai gëzon njëfar menaxhimi, sidomos kur është në pyetje sipërfaqja e jashtme, disa nga lokalet dhe peronat, por jo edhe shërbimi i biletarisë, si dikur. Rexhep Bojaxhiu, përgjegjës i këtij objekti, i ka thënë Kohës Ditore se në vazhdimësi ka kërkuar ndihmë, si nga autoritetet lokale ashtu edhe nga ato qendrore, por të gjitha përpjekjet kanë mbetur në kuadër të premtimeve.
Suharekë - Po kalon një vit, që kur kryetari i Komunës së Suharekës kishte premtuar iniciativa të fuqishme për zyrtarizimin e emrit “Therandë”. Më 26 shtator të këtij viti, kryetari Blerim Kuçi, teksa në një konferencë për media komunës së tij iu referua si Therandë, ka bërë me dije se Komuna ka formuar një grup punues, i cili është duke përgatitur një referat, përmes së cilit do të tentojë ta bindë Kuvendin e Kosovës që ta ripagëzojë Suharekën me këtë emër.
Beograd - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka biseduar sot me shefat e misioneve të vendeve, anëtare të Bashkimit Evropian, për rrugën evropiane të Serbisë dhe përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Siç ka kumtuar Delegacioni i BE-së në Serbi, ky këmbim i mendimeve ka pasuar takimin e Këshillit të BE-së, i cili është mbajtur javën e shkuar, kur janë dërguar mesazhe inkurajuese për Serbinë, nga ana e 27 vendeve anëtare të BE-së.
Në këtë takim, mësohet se është kërkuar nga Serbia, që veriu i Kosovës të gëzojë një lloj statusi, siç e gëzojnë serbët në Bosnjë e Hercegovinë. Madje, kryeministri serb, Ivica Daçiq, prerazi ka thënë se “ose do ketë paqe, ose do luftohet sërish”.
Prishtinë - Pas publikimit të një pjesë të Platformës së Serbisë, e cila parasheh autonomi për veriun e Kosovës, ka reaguar kabineti i kryetares së Kosovës, duke e cilësuar atë si kërkesë ilegale dhe jolegjitime. Sipas zëdhënësit të kryetares Jahjaga, Arbër Vllahiut, Platforma e Serbisë e pengon dialogun, Kosovë-Serbi. “Propozimi i Serbisë, nuk është legal dhe legjitim sepse bëhet për territorin e një shteti tjetër, të pavarur dhe sovran. Ky propozim pengon edhe procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve”, ka thënë Vllahiu, duke shtuar se për problemet e Kosovës nuk do të diskutohet me Serbinë, pavarësisht propozimeve që vijnë nga Beogradi.
Prishtinë - Bashkërenduesi i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Blerim Shala, tha sot se veriu i Kosovës nuk do të ketë trajtim të veçantë dhe se çështja duhet të zgjidhet, deri në qershor të vitit të ardhshëm, në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala, tha se nuk duhet ngatërruar mbështetjen, që kjo parti iu jep proceseve politike, me debatet rreth mundësisë së bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës.
Zubin Potok - Pjestarët e KFOR-it kanë larguar një postbllok statik, i cili ishte i vendosur nga serbët e veriut të Kosovës, gjatë verës së viti të shkuar. Burime jozyrtare kanë njoftuar se postblloku është larguar nga rruga rajonale, Zveçan - Zubin Potok, në fshatin Jegenicë.
Largimi i këtij postblloku, nga ana e ushtarëve të NATO-s, të vendosur në veri të Kosovës, është bërë pa asnjë problem, thotë ky burim. Në këtë rrugë ka mbetur vetëm edhe një postbllok statik, si dhe një tjeter që KFOR-i e ka vendosur për kontroll në këtë fshat.
Prishtinë - Deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, ka gjasë të vijnë nga 6 apo më shumë zona zgjedhore, varësisht prej marrëveshjeve partiake. Takimi i fundit, në të cilin u bënë bashkë liderë partiakë e përfaqësues të vendeve të Quintit, i thirrur nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nga analistët shihet si lëvizje e bërë, vetëm pas presionit të shtuar ndërkombëtar, por jo edhe për sjellje rezultatesh, meqë vlerësohet se punët kryesore kanë mbetur pa u zgjidhur. Partia në pushtet, PDK-ja, është për versionin që Kosova të ketë 6 zona zgjedhore, por kjo kundërshtohet fuqishëm nga Vetëvendosja. Shoqëria civile insiston që Kosova të ketë më shumë zona zgjedhore, madje të shkohet deri në 26. Se si do të vendoset, varet nga takimi tjetër i liderëve politikë, i cili pritet të zhvillohet brenda pak ditësh, pa praninë ndërkombëtare.
Prishtinë - Të gjitha produktet e firmës “Kosil”, të cilat prodhohen në Serbi, janë ndaluar të shiten në Kosovë, pasi autoritetet e Maqedonisë e kanë njoftuar Inspektoratin Sanitar të Kosovës, se ky produkt përmban materie të rrezikshme kancerogjene. Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, Lumir Thaçi, ka thënë se është urdhëruar ndalimi i shitjes së këtij produkti, nga të gjithë importuesit. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, autoritet e Kosovës kanë ndalur edhe importin miellit nga Serbia, për shkak të dyshimeve të ngjashme.
 
 
 
Share