• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 19.12.2012

Dragash
- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, sot zgjodhi kryesin e saj, e cila më pas ka zgjedhur edhe kryetarin e Degës.
Burimet tona nga kjo mbledhje, kanë njoftuar se zgjedhja e Salim Jenuzit, edhe për një mandat, nuk ka qenë e vështirë dhe se i gjithë procesi ka kaluar shumë shpejtë. “Për kryetarin, Salim Jenuzi, u votua me aklamacion sepse nuk kishte asnjë kundërkandidat nga kryesia e sapozgjedhur”, tha për radion tonë ky burim.
Dragash - “Veturat 3Z, në zgjedhjet e PDK-së”. Kështu e fillon shkrimin “indeksonline”, të cilin e ka ilustruar me fotografi ku shihen dy automjete të qeverisë së Kosovës, të cilat janë fotografuar të dielën në Dragash, kur po mbahej Kuvendi zgjedhor i degës së PDK-së në këtë komunë. “Zyrtarë të qeverisë po i shfrytëzojnë veturat 3Z, për të kryer punë në Kuvendet zgjedhore të degëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Disa të tilla janë fotografuar edhe nga Indeksonline. Veturat 3Z janë parë të parkuara të dielën në Dragash, derisa po mbahej kuvendi i degës së PDK-së. Burimet e Indeksonline tregojnë se njëra veturë i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme, e tjera asaj të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Beograd - Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, do të bisedoj nesër me përfaqësuesit e partive opozitare për projektin e platformës për zgjidhje të problemit të Kosovës. Siç kumtohet nga shërbimi informativ i kryetarit të Serbisë, Nikoliq do të bisedoj me kryetarin e Partisë demokratike, Dragan Gjillas, Partinë demokratike të Serbisë, Voisllav Koshtunica, Partinë Liberal-demokratike, Qedomir Jovanoviq, si dhe me liderin e Lidhjes së hungarezëve të Vojvodinës, Ishtvan Pastor.
Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Ketrin Eshton, është e kënaqur me menaxhimi e integruar të kufirit (IBM), ku dy palët thotë se janë marr vesh rreth çështjeve të ndërlidhura me zbatimin e IBM-së. “Përfaqësuesja lartë pret që mirëkuptimi i arritur dje, të mundësoj funksionim pa pengesë të dy kalimeve të hapura më 10 dhjetor dhe hapjen edhe të dy kalimeve, deri në fund të vitit, ashtu siç janë marrë vesh dy kryeministrat”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi, Majkël Man, ku precizohet se punët teknike për këtë çështje do të vazhdojnë më 10 janar, për përgatitjen e takimit të kryeministrit serb, Ivica Daciq, dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, më 17 janar.
Zubin Potok - Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha sot në Kolashin të Ibrit, se duhet domosdo të zbatohet marrëveshja për mospagimin e doganave dhe tatimeve, në kalimet Bërnjak dhe Jarinje. “Nëse nuk bëhet kështu, atëherë nuk do të zbatohet as Marrëveshja për menaxhimin e integruara të kalimeve. Marrëveshja për mos pagimin e doganave është arritur nga kryeministri i Serbisë, Ivica Daciqi, dhe Hashim Thaçi dhe kjo duhet të zbatohet”, tha Vulin, duke paralajmëruar se, më 17 janar, në Bruksel do të bisedojnë sërish Daçiq dhe Thaçi, për funksionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes.
 
 
Share