• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 20.12.2012

Dragash
- Biblioteka publike në Dragash, sot shënoi 60 vjetorin e themelimit të saj, me një ekspoze të punës së saj gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe me një shfaqje poezish artistike, të cilat për temë kishin librin, mësimin, leximin. Menaxheri i bibliotekave në këtë komunë, Mehmet Shala, tha se periudha 60 vjeçare ka qenë shumë e mundimshme për këtë institucion, por që nuk ua fal institucioneve aktuale që, sipas tij, nuk po angazhohen sa do të duhej në këtë fushë.
Për ta madhështuar këtë përvjetor jubilar, të pranishëm ishin edhe krerët e Komunës së Dragashit, përfaqësues nga Biblioteka ndërkomunale e prizrenit, si dhe shume mysafir të tjerë nga institucione të ndryshme.
Dragash - Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash, të mërkurën rizgjodhi Salim Jenuzin për kryetar të saj. Një burim nga kryesia e kësaj dege, sot ka rikonfirmuar se zgjedhja e Jenuzit, është bërë me aklamacion dhe se nuk ka pasur asnjë kundërkandidat nga kryesia e re e kësaj dege të PDK-së. Po ky burim ka njoftuar se për kryesinë e degës janë zgjedhur 15 anëtarë. Emrat e anëtarëve, sipas këtij burimi janë:
Salim Jenuzi, Shaban Shabani, Ibrahim Gashi, Avni Nebiu, Ymridin Fetahu, Vehbi Nazyfi, Ramadan Jashari, Astrit Baxhaku, Hamzi Hulaj, Çerkin Krasniqi, Emin Kolloni, Florim Çengaj, Artan Loshaj, Granit Rifaj dhe Nail Sejrani.
Prizren - Kuvendi Zgjedhor i degës së PDK-së në Prizren do të mbahet të shtunën, ka bërë të ditur Samir Hoxha, zëdhënës i PDK-së në këtë komunë. Ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbajtjen e kuvendit të rregullt zgjedhor të Degës, pasi janë mbajtur paraprakisht 50 kuvende nëpër nëndegë dhe seksione. Deri më tani, kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Prizren i kanë bërë publike, Agim Zogaj, Nait Hasani dhe Nijazi Kryeziu. Ndërkohë që pritet edhe kandidatura e kryetarit aktual, Ramadan Muja.
Bajramcurr - Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë të shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë, në veri të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Bajramcurrit, por lëkundjet janë ndier në gjithë gjithë veriun e shqipërisë, rreth orës 18:30. Ende nuk është raportuar për të lënduar, apo edhe për dëme materiale.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se propozimi i kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, për zgjidhjen e problemit të Kosovë, është i parealizueshëm dhe vazhdim i planeve të parealizuara dhe të vjetra të Beogradit. “Ky është plan, i cili në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, Serbinë e kthen prapa. Ky është plan, i cili në kurrfarë rrethanash nuk mund të realizoj apetitit me ndonjë autonomi në Kosovë apo ndarje territoriale. Ky është plan antievropian, plan kundër paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe regjion”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se edhe ky projekt do të mbetet në sirtarët e dëshirave të Beogradit.
Jarinë - Nga mëngjesi i sotëm nuk ka tollovi në vendkalimin kufitar në Jarinë, pasi ka filluar zbatimi i marrëveshjes, sipas së cilës, në veri të Kosovës mund të sillet malli që nuk akcizohet dhe malli që akcizohet, deri në tre tonelata e gjysmë. Përveç artikujve jetësorë, si buka dhe qumështi, është normalizuar edhe trafiku, pas orës dhjetë. Për veprimet e mëtejme, lidhur me menaxhimin e vendkalimit në Jarinë, sot biseduan afaristët serbë të veriut me drejtorin e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulinin.
Zagreb - Kryetari i Kroacisë, Ivo Josipoviq, deklaroi se takimi tij me kryetarin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ende nuk është i mundur dhe se është vështirë të thuhet se kur dhe a do të mundet të ndodhë. “Takimi ynë ka kuptim, vetëm në atë moment, nëse bashkërisht mund të dërgojmë ndonjë porosi. Përndryshe, efekti i takimit do të ishte plotësisht i kundërt, edhe për opinionin serb edhe për atë kroat. Këtë moment, mendoj se është më mirë që edhe pak të kërkojmë rrugë”, tha Josipoviq, duke shtuar se me kohën do të vijë deri tek ridefinimi i raporteve mes dy shteteve, për shkak të historisë dhe distancat që krijoi ajo.
 
 
Share