• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pesë gjilanas gjykohen me një prizrenase!
e Premte, 21 Dhjetor 2012 22:59

Gjilan, 21 dhjetor 2012 -
Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan po zhvillohet një proces gjyqësor, pas ngritjes së aktakuzës ndaj pesë gjilanasve, për dhunimin e një femre nga Prizreni. Të akuzuarit ndodhen para trupit gjykues, të cilin po e kryeson, Hasan Sadiku. Ata duhet të dëshmojnë për ditët kritike, nga 28 maji deri më 31 maj 2012. Sipas aktakuzës, të cilën e ka ngriturgjykata_gjilan prokurori, Agron Uka, të akuzuarit; Xhavit Hasimi, Eridon Ajvazi, Fitim Ajvazi, Ilir Ajvazi dhe Nazif Isufi, dyshohen për veprën penale të dhunimit, pasi në mënyrë sistematike e kanë detyruar të dëmtuarën B.I. nga Prizreni, për të kryer akte seksuale, pa pëlqimin e saj, duke e rrahur e maltretuar vazhdimisht. Në aktakuzë është dhënë një rrëfim rrëqethës i të dëmtuarës, ku thuhet se të dyshuarit e kanë rrahur të dëmtuarën, kurse dhunimi, pa vullnetin e saj, është përcjellë me lëndime trupore. I akuzuari, Xhavit Hasimi, me veturën e tij e kishte sjellë të dëmtuarën, nga Prishtina në Gjilan, ku fillimisht e dërgon në restorantin “Eltoni”, ku edhe kryen marrëdhënie seksuale, pa vullnetin e saj. Më pas, ai e dërgon edhe tek shtëpia e të dyshuarit, Ilir Ajvazi, ku aty bashkë me të pandehurit tjerë, kryejnë marrëdhënie seksuale, duke përdorë edhe forcën. Skena të ngjashme, të pandehurit kanë kryer edhe në restorantin “Ferizi Petrol”.
Të pandehurit e kanë mohuar veprën, duke thënë se gjithçka është bërë me dëshirë dhe jo me dhunë. Por, ndryshe ka dëshmuar e dëmtuara B.I. Ajo në dëshminë e saj trishtuese, ka folur për të gjitha detajet. Sipas saj, të pandehurit, Xhavit Hasani dhe Nazif Isufi, e kanë sjellë nga Prishtina në Gjilan, duke e futur në një pyll. “Aty më kanë thënë se, nëse dëshiroj të fitoj bukën e gojës, atëherë duhet të kryej marrëdhënie seksuale, duke e shitur trupin dhe, njëkohësisht, më kanë detyruar që të këndojë në veturë, edhe këngë serbe. Shpesh, të akuzuarit më kanë thirrur me emrin Daniella e Dragana, për të fshehur para të tjerëve identitetin tim. Me të akuzuarit kam kryer marrëdhënie seksuale, kundër vullnetit tim, sepse kanë përdorë forcën dhe kanosjen, për çka edhe kam pësuar një gjendje të rëndë psikike, traumë”, ka thënë e dëmtuara në dëshminë e saj.
Ndryshe, të gjithë të pandehurit ndodhen në burg, nga 30 qershori 2012. Ky proces gjyqësor, për shkak të natyrës së veprës, është mbajtur larg publikut. Me dëshminë e avokatëve mbrojtës, pritet të jepet edhe verdikti përfundimtar.
 
 
Share