• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tre të vdekur, në rrugën e kombit!
e Hënë, 24 Dhjetor 2012 20:56

Kukës, 24 dhjetor 2012
- Tre persona kanë humbur jetën, në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Kukës - Kalimash, në afërsi të fshatit Kolshit. Burimet tona nga terreni kanë parë të përfshira në këtë aksident disa automjete, ku më të dëmtuarat dukeshin një kamion dhe një kombi-bus. Sipas burimeve policore, dy persona humbën jetën menjëherë, ndërsa viktima e trete ka vdekur në spitalin rajonal të Kukësit.aksidenti_kukes
Një tjetër person i plagosurit, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, por të dhënat e para rezultojnë se shkaktar kryesor ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjeteve në këtë aks rrugor, i cili, ndonëse promovohet si një super rrugë, ende është e papërfunduar dhe me shumë rreziqe, për faktin se nuk ka mbrojtje anësore dhe në të qarkullojnë makina bujqësore, kafshë shtëpiake, si dhe këmbësorë.
Rruga e kombit ka qenë e bllokuar për një kohë, por tani është liruar. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dhënë identitetin e viktimave të këtij aksidenti të rëndë. Megjithatë, burimet tona kanë mësuar se viktimat në këtë aksident janë, Lekë Margjoni 28-vjeçar, Miriam Doda 23- vjeçar dhe Ilmi Pira, ndërsa të plagosur kanë mbetur, Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj nga Fushë Kruja.
 
 
Share