• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 07.01.2013

Prishtinë
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njoftoi sot se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013, në të gjitha shkollat fillore e të mesme, do të fillojë të hënën, më 08 janar.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë mësimor, duke iu dëshiruar suksese gjatë këtij semestri.
Prizren - Adem Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishës Ortodokse “Shën Gjergji” në Prizren, për tu larguar më pas pa e kryer misionin që kishte planifikuar. Ai kishte shkuar në këtë kishë, me qëllim që t’i uronte krerët e saj për Krishtlindjet ortodokse. Por, mikpritje nuk i ka ofruar asnjëri nga shërbesëtarët e Kishës, prandaj Demaçi është detyruar të largohej. Vizitën në këtë kishë, Demaçi e kishte paralajmëruar sot në mëngjes, ku ka shprehur vullnetin e tij për të uruar këtë festë në disa kisha ortodokse në Kosovë.
Rahovec - Kuvendi Komunal i Rahovecit pritet që në seancën e ardhshme të shqyrtojë propozimin për formimin e Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe, ndërkohë që kryetari, Smajl Latifi, është shprehur se nuk beson që këshilltarët komunalë do ta mbështesin këtë akt, ashtu siç këmbëngulin përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe qeveritarët vendorë.
Në një prononcim për media, Latifi ka thënë se ua ka bërë të qartë “lotuesve” të këtij Ligji se kanë shumë kundërshtarë. Ky ligj u përpilua, në bazë të Planit të Ahtisarit, ndërsa kritikuesit theksojnë se ai, në fakt, u jep shumë të drejta pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse.
Prizren - Mbrëmë, rreth orës 18:30, një objekt prej druri, me sipërfaqe rreth 80 metra katrorë, e destinuar për restorant në natyrë, është djegur tërësisht, me të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin. Objekti ishte ndërtuar në kilometrin e parë të rrugës për në fshatin Llokvicë, afër fshatit Struzhë. Sipas pronarit, vlera e dëmit është rreth 60 mijë euro.
Objekti ende nuk ishte hapur për mysafirë dhe ende nuk ishte i kyçur në rrjetin elektrik. Prandaj, hetuesit policorë kanë përjashtuar rrymën, si shkaktar i mundshëm dhe po punojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.
Prishtinë - Aleksandar Vulin, shef i zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, pa dëshirën e tij është dëbuar sot nga Kosova. Vulin, para largimit të tij, ka pritur tre orë në Manastirin e Graçanicës, duke kërkuar lirimin e 10 serbëve, të cilët ishin arrestuar më parë nga policia. Vulin nuk ka dashur të largohet nga Kosova, pa u liruar 10 serbët e arrestuar. Ai ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar, por ky i fundit vetëm se i kishte thënë se “ata do të lirohen, por janë çështje procedurale”. Pas tri orë pritjesh në Manastir, ai është nisur në këmbë për në Stacionin Policor të Graçanicës, me qëllim të “intervenimit” për lirimin e serbëve të arrestuar. Në afërsi të Stacionit Policor, teksa shoqërohej nga eskorta e tij me policë të EULEX-it, ai është ndaluar nga një patrullë e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë përcjellë deri në pikën kufitare, në Jarinë.
Tiranë - Autostrada, Milot-Kukës-Morinë, do të jetë pa pagesë edhe këtë pranverë, pavarësisht paralajmërimeve se do të jepet me koncesion gjatë këtij muaji. Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka, ka thënë se endë nuk është gati koncesioni. “Koncesioni që kemi shpallur, është për mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës, Milot-Rrëshen-Kalimash-Morinë, si dhe për problemet e erozionit dhe peizazhimit të gjithë gjatësisë së kësaj rruge. Problematikat që kanë dalë gjatë gjithë këtyre viteve, janë vlerësuar me 12 milionë euro. Por, janë futur të gjitha në këtë projekt, i cili është asistuar edhe nga IFC-ja. Nga janari e në vazhdim, mendojmë të lidhim kontratën me kompaninë fituese që do të marrë me koncesion autostradën Milot-Kukës-Morinë, e cila do të ketë disa detyrime, jo vetëm për të vjelë të ardhura nga taksat, por edhe realizimin e investimeve të nevojshme”, u shpreh Noka.
 
 
Share