• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 10.01.2013

Dragash
– Gorano-boshnjakët nuk janë plotësisht të kënaqur me pozitën e tyre në Kosovë. Kërkesa kryesore e tyre është themelimi i Komunave të reja, në të cilat ky komunitet përbën shumicën e popullsisë. Ky vlerësim ka ardhur së fundmi nga ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, i cili para pak ditësh u rizgjodh në krye të Partinë Demokratike “Vatan”, me seli në Dragash. “Kosova ka ligje të mira për minoritetet, por ato nuk respektohen plotësisht. Edhe pse boshnjakët e goranët, pas shqiptarëve, janë komuniteti më i madh në Kosovë, ende nuk kanë komuna, ku ata përbëjnë shumicën e popullsisë”, ka thënë Idrizi, duke pretenduar që treva e Gorës të bëhet njëra nga Komunat boshnjake.
Rahovec - Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka reaguar për, siç thuhet në komunikatën e saj për media, shkeljen e Ligjit për Shërbimin Civil nga përfaqësuesit e Kuvendit komunal të Rahovecit, dy prej të cilëve janë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas Vetëvendosjes, shkelës të ligjit janë Avdullah Kryeziu, udhëheqës divizioni në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherazi delegat i LDK-së në Kuvendin komunal të Rahovecit; Burim Krasniqi, ekspert në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherazi delegat i LDK-së në Kuvendin komunal të Rahovecit dhe Labinot Berisha, zyrtar për mundësi të barabarta në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe njëherazi delegat në Kuvendin komunal të Rahovecit.
Bruksel - Gjatë takimit në Bruksel, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, sot do të definohet se çka do të paguhet në vendkalimet e integruara dhe TVSH-ja. Palët po bisedojnë ende për energjinë, telekomunikacionin dhe për doganat. Udhëheqësit e këtyre bisedimeve, Edita Tahiri dhe Dejan Paviçeviç, po bisedojnë prapa dyerve të mbyllura në zyrat e BE-së, ku për temë kanë edhe përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes dy kryeministrave, Thaçi e Daçiq.
Derisa Beogradi nuk pret ndryshim të regjimit në vendkalimet kufitare, nga Prishtina vijnë mesazhe kontradiktore, nëse do të fillojë së zbatuari pagesa e akcizës në veri të Kosovës.
Mitrovicë - Biznesmenët serbë nga veriu i Kosovës, që nga ora 10:00 bllokuan sot magjistralen Mitrovicë - Zveçan, në fshatin Rudarë. Ata e kundërshtojnë fillimin e asaj që kishin paralajmëruar Doganat e Kosovës, si fund i hyrjes së lirë të mallrave nga Serbia, deri në masën 3.5 tonë.
Togeri Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë, ka thënë se protesta është zhvilluar qetë dhe se këto protesta janë të pranishme gati tre javë dhe vazhdimisht rrugët mbesin të bllokuara për disa orë.
Mitrovicë - Tregtarët serbë të pjesës veriore të Kosovës, kanë ndërprerë bllokadën në atë pjesë të vendit, mirëpo kanë thënë se nuk do të bien dakord për të paguar detyrime ndaj Prishtinës. Në një letër të Odës paralele Ekonomike të Kosovës, me seli në veri të vendit tonë, thuhet se tregtarët mbështesin përpjekjet e shtetit serb, për të zgjidhur problemin e dorëzimit dhe dërgimit e mallrave në veri të Kosovës. Ndër të tjerash, në këtë letër thuhet se tregtarët serb janë të gatshëm që t’i radikalizojnë protestat, duke bllokuar tërësisht të gjitha rrugët kryesore, në pjesën veriore të Kosovës.
Prishtinë – Policia e Kosovës demantoi pohimet e njërit nga të arrestuarit serb, duke i quajtur si jo të sakta vlerësimet që dha Darko Vllasi, i cili ishte arrestuar në Graçanicë gjatë Kërshëndellave ortodokse. Ai iu kishte deklaruar medieve serbe pas lirimit, se policët e Kosovës e kanë rrahur brutalisht në gjykatën e Prishtinës.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate theksoi se, pas atyre pohimeve të këtij qytetari, ka kontaktuar me organet e drejtësisë dhe zyrtarët përgjegjës, për të marrë informacione zyrtare për sjelljen e policëve, brenda ndërtesës së gjykatës.
Tiranë - Profesor Doktor, Mira Mezini, 45-vjeçare, është shkencëtarja e parë e informatikës në Shqipëri dhe Gjermani, e cila ka fituar çmimin ERC, me vlerë prej 2.3 milionë euro, të cilat i dhuron Këshilli i Evropës për Studime Shkencore. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në prani të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj dhe gjithë senatit të universitetit, i akordoi Mezinit titullin Doktor Honoris Causa, me motivacionin "për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare, në kërkimin shkencor në fushën e informatikës".
Profesoresha, Mira Mezini, e cila drejton katedrën e inxhinierisë softuerike në Universitetin Politeknik të Gjermanisë, tha se ky projekt është shumë larg për tu realizuar në Shqipëri, sepse, sipas saj, niveli i arsimit të lartë në degën e informatikës është shumë i ulët.
 
 
Share