• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përkujtohet ish-presidenti, Ibrahim Rugova!
e Hënë, 21 Janar 2013 13:44

Prishtinë, 21 janar 2013
- Në përvjetorin e shtatë të vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, sot në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore dhe më pas u bënë homazhe tek varri i tij. Presidentja aktuale e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se jeta dhe vepra e ibrahim_rugovaRugovës na bëjnë të ndjehemi krenar për të arriturat e vendit. Ajo e quajti ish-presidentin Rugova, si arkitekt të pavarësisë dhe udhëheqës largpamës. “Jeta dhe veprimtaria e presidentit të parë të Republikës së Kosovës, na bëjnë të ndihemi krenarë për rrugën që, ne si popull, bashkërisht e kemi kaluar. E gjithë kjo rrugë dhe ky vizion, na bëjnë që të nderojmë dhe kujtojmë, me respekt, liderin, arkitektin e pavarësisë, udhëheqësin tonë largpamës, i cili përfundimisht e orientoi vendin dhe popullin tonë drejt SHBA-ve, në përqafim të vlerave perëndimore”, tha Jahjaga.
Në akademinë që u organizua në Prishtine, u tha se ish-presidenti Rugova ishte prijës i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik, në rrethanat më të rënda të historisë së popullit të Kosovës. Si gërshetim i urtësisë, mençurisë dhe përgjegjësisë, ai e formësoi platformën politike, duke e bazuar atë në vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të drejtën e një jete të barabartë me të tjerët dhe për përcaktimin e tyre për vetëvendosje. Kjo platformë e qëndresës dhe rezistencës aktive paqësore, u ndërtua me mund dhe sakrificë në një botë të antagonizmave, hegjemonizmit dhe të dhunës ndaj një populli dhe një vendi të vogël.
Dr. Rugova, së bashku me intelektualët e tjerë, krijoi dhe udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo e para demokratike në historinë e popullit të Kosovës, e cila, së bashku me partitë tjera që u formuan më vonë, iu kundërvunë me vendosmëri sistemit okupues dhe arritën që kauzës kombëtare t’i japin orientim perëndimor. Në akademi u tha se presidentit Rugova dhe gjeneratës së tij, iu takon edhe merita për ndërtimin e partive të orientimit properëndimorë dhe demokratik, duke kultivuar karakterin liridashës, atdhetar dhe civilizues të kombit, si dhe duke i hequr përgjithmonë nga sfondi idetë komuniste.
Me nismën e Rugovës, u krijua Këshilli i gjashtë partive politike të Kosovës e më vonë edhe Këshilli Koordinues i njëmbëdhjetë partive politike shqiptare në Jugosllavi e që, në bazë të barabartë, të një parlamentarizmi bashkëkohorë dhe me një konsensus të plotë, ndërtoi dhe miratoi Platformën Politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi. Ai siguroi përkrahje dhe mirëkuptim ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.
Një delegacion i kryesisë së LDK-së sot vizitoi familjen Rugova, ku kreu aktual i LDK-së, Isa Mustafa, e vlerësoi lartë figurën e ish-presidentit Rugova dhe kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës. “Si një filozof, i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë, në një periudhë kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, Rugova ishte lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri. Shumë më lehtë ne arritëm që Kosovën ta pavarësojmë, që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike. Kjo ishte kërkesë e tij e kamotshme”, tha Mustafa.
Për ta nderuar ish-presidentin Rugova, homazhe pranë varrit të tij bënë edhe kryesia e AAK-së, ku lideri i saj, Ramush Haradinaj, tha se në nderim të veprës së tij, kujtojmë gjithë arritjet që ka shënuar vendi ynë. “Në përvjetorin e ndarjes fizike nga ne, kujtojmë rrugën e gjatë të popullit tonë deri këtu e veçanërisht rolin historik të presidentit Rugova, në rrugën e gjatë të arritjeve të popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, kanë bërë edhe drejtues të partive tjera politike, ndërkohë, në shenjë nderimi për veprën e tij, forumi rinor i LDK-së organizoi një marshim në qendër të Prishtinës.
 
 
Share