• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
ATRC - Debat në Prizren |
e Mërkurë, 28 Tetor 2009 12:04 |
KONFERENCË PËR MEDIA “PLANIFIKIMI ME PJESËMARRJE” Prioritetet e banorëve të komunës së Prizrenit për vitin 2010-2011 Advocacy Training and Resource Center (ATRC), në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prizrenit, të enjten, më 29 tetor 2009, organizon konferencë për media, ku do të diskutohet për prioritetet e qytetarëve të Prizrenit, për periudhën 2010 - 2011.
Konferenca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga ora 11:00 deri 12:30.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Prizrenit, përfaqësuesit e Bashkësive Lokale, OJQ-të dhe mediat.
Me këtë rast, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë takim, në të cilin do të prezantohet publikimi i draftit: “Planifikimi me Pjesëmarrje - Prioritetet e banorëve të regjionit të Prizrenit”, i përgatitur nga ATRC-ja.
|