• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 25.01.2013

Suharekë
- Komuna e Suharekës ka formuar Këshillin Organizativ, për shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Zëdhënësi i Komunës, Reshat Reshitaj, tha se udhëheqës i Këshillit është caktuar Refki Bytyçi, ndërsa anëtarë janë caktuar zyrtarë komunalë, përsona të artit, kulturës e letërsisë, si dhe persona nga shoqëria civile. “Për ta festuar këtë ditë, sa më mirë dhe sa më dinjitetshëm, kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, ka formuar Këshillin Organizativ, i cili do të merret me skemen organizative dhe programore të të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë kësaj feste”, tha Reshitaj.
Prizren - Një projekt i kinemasë udhëtuese, do të sjellë ekranin e madh në 30 fshatra të rajonit të Prizrenit gjatë këtij viti. Projekti “Te dera jote” do të sjell magjinë e kinemasë në fshatrat, ku kinemaja nuk ekziston më apo nuk ka ekzistuar kurrë. Ekipi i DokuFestit do të udhëtojë në zonat rurale, ku do të organizoj shfaqjen falas të filmave dokumentarë, të përcjellura me debate për çështjet sociale të trajtuara në film. Përveç kësaj, projekti do të sjellë pajisje regjistrimi, të cilat do të përdoren nga komuniteti, për të xhiruar shfaqjen e filmave dhe debatet. Organizatorët thonë se Kinemaja udhëtuese, ka për qëllim të sjellë filmin në qendër të komunitetit, duke iu ofruar mundësinë që të zbulojnë vlerat kulturore të filmit.
Zubin Potok - Të gjitha rrugët në veri të vendit, që shpien për në Jarinë e Bërnjak, janë liruar nga bllokuesit serbë. Nga rruga janë larguar të gjitha automjetet që ishin vënë nga serbët, për ta penguar qarkullimin. Kështu mësohet nga mediat serbe, sepse mediat nacionale të Kosovës, ka kohë që nuk kanë qasje në këtë pjesë të vendit.
Nga ana tjetër, Ambasadori britanik në Kosovë, Zhan Klif, tha se proceset e mëdha politike, mund ta zgjidhin çështjen e barrikadave në veri të vendit. Gjatë një konference për media në Çagllavicë, ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit “Efikasiteti i Zyrës administrative në Mitrovicën e veriut”, Klif tha se shumë çështje që lidhen me veriun, do të zgjidhen gjatë dialogut që po zhvillohet në Bruksel, midis Prishtinës dhe Beogradit.
Prishtinë - Përzgjedhja e Mentor Shalës për drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, për opozitën është e padrejtë dhe jo legjitime. Kjo sepse, sipas tyre, zgjedhja e tij është bërë pa u kompletuar ende Bordi i RTK-së. Opozika ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po vazhdon me tendenca për ta kontrolluar RTK-në. Me këtë qëndrim nuk është pajtuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, i cili tha se duhet të shikohet ligji, nëse është shkelur apo jo. “Nuk jam shumë i sigurt se është sipas ligjit apo jo. Duhet të shikohet ligji”, ka thënë Haliti.
 
 
Share