• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
RTK, televizion i partisë në pushtet!
e Martë, 29 Janar 2013 16:49

Prishtinë, 29 janar 2013
- Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Radio Televizioni i Kosovës (RTK) nuk e meriton këtë emërtim, pasi, sipas tyre, ky institucion që paguhet nga paratë e qytetarëve të Kosovës, ka kohë që nuk iu shërben fare qytetarëve të Kosovës. Sipas Vetëvendosjes, RTK, i themeluar nga UNMIK’u, duke realizuar interesat e secilit grupim partiak, kishte fituar një lloj kredibiliteti, që i nevojitej atëkohë UNMIK’ut, për ta mirëmbajtur konsensusin mbi proceset politike të kohës.rtk_pdk “Me të ndryshuar raportet e pushtetit, ndryshojnë edhe interesat. Me të ndryshuar interesat, ndryshojnë edhe njerëzit që do t’i shërbejnë interesave dhe agjendës së re. Stërkeqja e RTK’së është në përputhje të plotë me degradimin e Kosovës nga pushteti i PDK-së. Sa më shtypës dhe i padrejtë është pushteti, aq më shumë dezinformim e propagandë shpifëse bën RTK’ja. Sa më në rrezik që është PDK-ja, aq më shumë kjo parti uzurpon hapësirë mediale në RTK”, thuhet në reagimin e Vetëvendosje.
Sipas kësaj lëvizjeje, puna që kryen RTK’ja është larg nga funksioni i sofistikuar propagandistik. “Aq shumë janë afër e të njësuar me pushtetin, redaktorët e saj, sa nuk arrijnë dot as të manipulojnë përmes gjysmë të vërtetave, as të krijojnë ndonjë imagjinatë të rremë mbi realitetin. Ata janë vetë pushteti. Me lajmet e saj, renditjen e tyre, transmetimet direkte të partisë, PDK-ja, pardon RTK-ja, po ia çjerrë maskën vetvetes”, thuhet më tej në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës, propaganda është gjithmonë në funksion dhe shërbim dhe se ajo ka për qëllim vazhdimin e natyrshëm dhe normal, pa u vënë në pikëpyetje pushteti shtypës që zakonisht thelbin e ka diku tjetër. “Aty janë bashkë, pushteti dhe propaganda. Aty ku, ky pushtet, formalisht nuk e ka privatizuar, por përmbajtësisht e ka bërë këtë gjë përmes përvetësimit dhe grabitjeve. Nënkontraktimet për emisionet e prodhuara në RTK, që u janë dhënë kompanive të udhëheqësve të RTK-së, janë një formë privatizimi i televizionit publik. RTK është vetë mënyra e pushtetit. RTK, madje nuk i shërben as Qeverisë. RTK është PDK”, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
 
AGPK: Ndalni sulmet ndaj RTK-së!
 
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe komenteve të zyrtarëve të LDK’së, lidhur me mediumin publik, RTK’në. “Me shqetësim po i përcjellim zhvillimet rreth RTK’së. Jemi të shqetësuar me veprimet e subjektit politikë ‘Vetëvendosje’ por edhe me komentet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të AGPK-së, duke ua përkujtuar të gjitha subjekteve politike, se nuk i ndihmojnë televizionit publik me aksione dhe komente por me veprime konkrete, brenda Kuvendit të Kosovës. “Vetëm me këto veprime në Kuvend, do të siguronin pavarësinë financiare të medias publike. Kërkojmë nga RTK’ja që t`i rezistojë presionit që vjen nga pushteti dhe partitë politike. Ndërhyrjet në pavarësinë editoriale të transmetuesit të vetëm publik, cenojnë rëndë lirinë e shtypit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e AGPK’së.
 
 
Share