• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 29.01.2013

Dragash
- Raporti i Zyrës rajonale për Integrim në Prizren, bën me dije se në komunën e Dragashit, gjatë vitit që lamë pas, janë kthyer 90 persona, të cilët më parë ishin të zhvendosur anembanë globit. Sipas kësaj zyreje, gjithsej 419 persona nga rajoni i Prizrenit janë kthyer nga vende të ndryshme perëndimore, ku kanë qenë duke jetuar përkohësisht.
Përfaqësuesit e Zyrës regjionale për Integrim, u shprehën të kënaqur me rrjedhën e këtij procesi, duke thënë se për familjet, të cilat nuk kanë kulm mbi kokë, është siguruar edhe banimi i përkohshëm.
Suharekë - Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, ka pritur dje dy përfaqësues të BE-së, Alan Parker dhe Anders Stryh. Ata në këtë takim kanë biseduar, lidhur me projektin “Bashkëpunimi Europian për Komuna të fuqishme”. Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth planit zhvillimor të Komunës, të zhvillimit ekonomik, me theks të vaçant për integrimin e të gjitha sektorëve në një plan zhvillimor. Sipas këtij plani, të gjithë sektorët do të integrohen në një plan të përbashkët, ku do të përfshihen të gjitha dokumentet strategjike që i ka Komuna.
Rahovec - Rrëshqitja e dheut, që prej dy vitesh, po e dëmton në vazhdimësi rrugën “Sadetin Hajda” dhe trotuarin e saj, në lagjen “Vreshtat” të Rahovecit. Këtë shqetësim e kanë ngritur banorët, të cilët i kanë propozuar Komunës që të ndërtoj një mur mbrojtës. Por, Komuna nuk e ka në listën e investimeve kapitale intervenimin në këtë rrugë. Pronari i një parcele në këtë rrugë, Xhabir Shehu, ka thënë se një kërkesë për mur e ka bërë dy vjet më parë në Komunë, po ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.
Prizren - Bizneset që nuk e kanë paguar asnjë këst të dy të tretës së borxheve të falura nga ana e Komunës së Prizrenit, që nga 1 janari e kanë humbur këtë të drejtë dhe janë të detyruar që t'i paguajnë në tërësi obligimet e vjetra ndaj administratës lokale. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Prizren, sipas të cilëve, prolongimi i disahershëm i afateve nuk ka dhënë rezultate dhe se papërgjegjësia e afaristëve ka bërë që qeveria komunale të marrë një vendim të tillë.
Mitrovicë - Numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së EULEX-it, të maskuar dhe të armatosur deri në dhëmbë, kanë bastisur të martën një punëtori autopjesësh, në “Lagjen e boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës. Burimet nga Mitrovica bëjnë të ditur se kjo punëtori është pronë e Milan Ivanoviqit, i njohur me nofkën Miçko. Sipas burimeve nga ky qytet, Miçko është i njohur për punë të pista, duke u marrë me shitblerje të automjeteve të vjedhura nga Serbia, si dhe krim të organizuar, ndërkohë që është i kërkuar nga policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë. Gjatë këtij aksioni është arrestuar një punëtor i Ivanoviqit, por që është lënë i lirë më pas, pasi është marrë në pyetje.
Prishtinë - Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë, në banesën e tij në Prishtinë. Policia bëri të ditur se i ndjeri, 59-vjeçar, dyshohet se ka kërcyer nga kati i nëntë i një ndërtese rreth orës 16:00. Zyra e Kryeministrit e konfirmoi se personi i vdekur është, Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë. “Jemi të tmerruar nga ky lajm. Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim në Kryeministri.
Beograd - Pas lajmit nga Gjykata e Hagës, se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq e ka pranuar faktin se janë bërë krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, më 1999, ish-drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka thënë për programin në gjuhën serbe të Radio Kosovës, se pranimin e fajit nga ana e Ojdaniqit, Qeveria e Kosovës do ta shfrytëzoj në dialogun që po mbahet në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë. “Unë mendoj që këtë situatë pala kosovare dhe kryeministri, Hashim Thaçi, do ta shfrytëzojnë në dialogun me Serbinë. Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daqiq, ndoshta do të shërbehet më faktin se Ojdaniq është njeri i moshuar, i sëmurë dhe që nuk ka të ardhme profesionale”, tha Kandiq.
 
 
Share