• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 31.01.2013

Dragash
- Kuvendi Komunal i Dragashit, sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, e para për këtë vit, ku për rend dite ka pasur zgjedhjen e kryesuesit të vet, pasi ish-kryesuesi i deritashëm, Lulzim Rifaj, ka kaluar në detyrë të re.
Paraprakisht është plotësuar, nga radhët e PDK’së, vendi i mbetur bosh, pas largimit të kryesuesit, në vendin e të cilit u zgjodh, Shaban Shabani, delegat i deritashëm. Ndërkaq, vendin e tij e zuri, Nexhmidin Asllani, i cili ishte i radhës nga kjo parti, në bazë të votave që janë fituar në zgjedhjet e fundit lokale.
Dragash - Sefidin Bajraktari, ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Dragash, i emëruar kohë më parë si gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për shkaqe, siç tha ai, shëndetësore. “Kam dhënë dorëheqje, për shkaqe shëndetësore, nuk ka asgjë tjetër, përpos nëse ceki edhe faktin se më është dashur të udhëtoj, e që nuk po mund ta bëj këtë për çdo ditë”, tha Bajraktari. Ndërkohë, zëvendëskryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Rahima Elezi, ka bërë të ditur se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), tashmë e ka aprovuar dorëheqjen e tij.
Vërmicë - Policia ka njoftuar se, në orët e paradites së sotme, janë janë vjedhur kabllo elektrike nga disa shtylla elektrike për ndriçimin, në autorrugën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të pikës kufitare të Vërmicës. Hetuesit policorë dhe krim-teknika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, sipas tyre, nga shtyllat elektrike është vjedhur sasi e konsiderueshme e kabllove elektrike.
Policia ka nisur me hetimin e rastit, por ende nuk identifikuar hajnat dhe as nuk ka raportuar për të dyshuar.
Deçan - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhekobson dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Zhan Klif, gjatë një vizite në Deçan, kanë kërkuar sot nga qytetarët e kësaj komune, që të mos protestojnë më për tokën e Manastirit të Deçanit dhe të pajtohen me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës. “Kemi ardhur për të biseduar rreth çështjes së tokës, e cila ka qenë burim i mospajtimit në këtë komunitet. Pa marrë parasysh a pajtohen njerëzit me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për këtë rast apo jo, të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë vendimin e gjykatës”, kanë porositur dy ambasadorët.
Telaviv - Aeroplanët luftarakë izraelitë mbrëmë kanë sulmuar një konvoj të kamionëve në Siri, në afërsi të kufirit me Libanin. Shkak i bombardimeve, thuhet të ket qenë dyshimi se kamionët po bartnin armë për Hezbollahun. Besohet se kamionët mbanin sistemin e avancuar të raketave ruse, SA-17, të cilat në një qark prej 65 kilometrave, mund të godasin shumë caqe, përfshirë edhe aeroplanët, helikopterët dhe fluturaket pa pilotë.
Nga ana tjetër, nga Siria raportohet se sulmi ishte drejtuar kundër qendrës për kërkime ushtarake, në veriperëndim të Damaskut. Rrjeti televiziv amerikan NBC, njoftoi se Izraeli nuk do të lejojë Sirinë dhe Hezbollahun që të kalojë, të ashtuquajturën vijë e kuqe.
 
 
Share