• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëm zanatlinjtë ia zgjasin jetën plisit!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 06 Shkurt 2013 16:32

Prizren, 06 shkurt 2013
- Plisi, si kapelë tradicionale, plisi si nevojë, plisi edhe si zbukurim, i cili i ka ndjekur shqiptarët për një kohë të gjatë, duket se do të mbetet vetëm në dëshirën dhe dashurinë ndaj tij, vetëm tek zanatlinjtë, sepse në popullatë, ai po vjen gjithnjë duke u anashkaluar.
Kapuçi i bardhë, që për shqiptarët gjithnjë ka qenë simbol i identitetit kombëtar, konsiderohet si veshje, aksesor më tradicional i shqiptarëve, për shekuj me radhë.beqaj_stefa
Thuhet se punimi i plisit është trashëguar nga Ilirët, të cilët, duke parë zhvillimin e blegtorisë, kanë filluar të mbledhin leshin e deleve dhe, gradualisht, me përpunimin e tij e prodhuan edhe plisin. Qyteti i Prizrenit, i cili njihet si qytet, ku puna e dorës dhe e zanatlinjve ka mbijetuar deri në ditët e sotme, ende ka shumë zanatlinj, në mesin e tyre edhe punues të plisit. Mjeshtër të kësaj tradite mbetet familja Gjurgjealo nga Prizreni, të cilët kanë më shumë se 4 gjenerata që merren me prodhimin e plisit. Ndonëse në Prizren kanë punëtorinë e tyre, ku edhe mbledhin leshin nga komuna e Dragashit, Meriton Xhurgjealo tregon se këtë profesion e ka marrë nga i ati i tij, së bashku me vëllanë Sezginin, që sot punojnë së bashku në prodhimin e plisit, si të vetmit në rajon. Vetë Meritoni tregon se, tashmë ka kohë që edhe çmimi edhe sasia e prodhimit kanë rënë dukshëm, në mungesë të interesimit të qytetarëve. “E dua këtë zanat. Kam dëshirë ta trashëgoj edhe tek fëmijët e mi. Por, duke i parë rrethanat, nuk e di nëse do të vazhdojmë edhe më tej me këtë prodhimtari”, tha Gjurgjealo për gazetën “Zëri”.
Nga ana tjetër, qytetarët thonë se plisi ka rëndësi dhe se nuk duhet të humbet në asnjë mënyrë kapuçi, sepse me këtë shqiptarët janë identifikuar kudo që u ka rënë to shkojnë. Zenel Koçinaj, një i moshuar nga Prizreni tregon se, qysh si fëmijë, ka pasur dëshirë që ta ketë plisin në kokë dhe se nuk e kishte menduar asnjëherë që ta heqë atë, derisa të jetojë. “Plisi të bën të identifikueshëm, ngado që të shkosh. Tashmë jam mishëruar me të dhe, tashmë unë njihem si plaku me kapuç të bardhë”, thotë Koçinaj. Mirëpo, Meritoni thotë se, ne shqiptarët, do ta kemi problem mospërdorimin e kapuçit, ngase deri më tani bota na ka njohur me të. “Edhe pak vite do të shkojnë dhe plisi nuk do të bartet. Unë nuk merrem me ndonjë profesion tjetër, edhe pse nuk e di se edhe sa do të bartet plisi. Por, do të mundohem që deri në fund ta mbaj të gjallë plisin e të mos harrohet nga ne”, thotë Meritoni.
Shitja më e madhe e plisave në rajonin e Prizrenit, varet shumë gjatë festës së 28 Nëntorit dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ngase vetëm atëherë, sipas Meritonit, kërkesa është ë madhe. Prandaj, ai thotë se e ul çmimin e shitjes dhe shton prodhimin. “Tashmë pres vetëm festat kombëtare, sepse plisi nuk po shitet si më parë”, tregon Meritoni, duke sqaruar se se, me 5 euro që e shet një plis, nuk është e mundur të paramendohet procedura për t`ia dhënë formën atij, nga gjithë leshi i mbledhur.
Mënyra e mbajtjes së plisit nga shqiptarët dallon, nga njëra krahinë në tjetrën. Krahina e Lumës mban plisin e rrafshët ndërsa ajo e Hasit, mban plis me majë. Banorët e Lumës janë ata që e përdorin dhe e mirëmbajnë më shumë plisin. Këtë e thotë vetë Meritoni, i cili bën edhe mirëmbajtja e plisit, përpos punimit të tij. Sipas tij, krahina e Hasit e mban plisin me majë të ngritur, por shitja e tyre, thotë se është më e rrallë. “Derisa t`jetojnë këta plismbajtës, unë do të punoj. Punoj vetëm për këta që i kam aktualisht, sepse ende nuk më është shtuar ndonjë myshteri tjetër”, thotë Gjurgjealo.
 
 
Share