• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 08.02.2013

Dragash
- Bora që ka rrënë gjatë natës së mbrëmshme, trashësia e së cilës në territorin e komunës së Dragashit ka arritur, deri në 50 centimetër, ka bërë që rrugët e kësaj komune të jenë të vështirësuara për qarkullimin e automjeteve, sidomos në rrugët lokale të vendbanimeve më të thella malore. Ndërkaq, rruga kryesore, e cila e lidh Dragashin me Prizrenin, është pastruar tërësisht dhe nuk paraqet vështirësi për qarkullim, sikurse rrugët tjera rajonale, Zaplluxhe – Plavë, Dragash - Brod dhe Dragash – Restelicë.
Megjithatë, meteorologët parashohin temperatura të ulta gjatë natës, e që rrjedhimisht do të ketë ngrica, edhe në këto rrugë.
Prizren - Komuna e Prizrenit do të ndajë 80 bursa për studentët e universiteteve publike, ku të drejtën e bursës do ta kenë studentët që kanë regjistruar vitin e dyë akademik dhe kanë notën mesatare 7.5. Sipas drejtorit komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, shuma e bursës për një vit akademik, për një student, do të jetë 500 euro, ndërsa shuma e përgjithshme e projektit është 40 mijë euro.
I pari i arsimit prizrenas, tha se në vitin e kaluar, për 80 bursa, kanë konkuruar 380 studentë. Çoçaj njoftoi gjithashtu se, përveç studentëve, 40 bursa të tjera është paraparë që t’iu jepen fëmijëve të dëshmorëve nga komuna e Prizrenit.
Prizren - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prizren, ka reaguar të premten, kundër shtrenjtimit të rrymës. “Kemi marrë një varg ankesash nga qytetarët, lidhur me faturat e fundit që ka shpërndarë KEK-u. Ankesat e tyre kanë qenë të arsyeshme, sepse shihet se ka fryrje të faturave, përkatësisht dyfishim të tyre e në disa raste edhe më shumë se kaq”, tha koordinatori i KMDLNJ-së, Bashkim Kajdomçaj, sipas të cilit, kjo rritje e çmimit të rrymës godet rëndë ekonomitë familjare. “Papërgjegjshmëria e zyrtarëve të KEK-ut, është për çdo kritik, sepse po shpërfillen edhe paguesit e rregullt, duke shkelur çdo normë mirësjelljeje ndaj konsumatorit”, tha Kajdomçaj.
Prizren - Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” vlerëson se transparenca e Komunës së Prizrenit ka të meta strukturore. Monitoruesja, Elmedina Baxhaku, tha se, përkundër disa përpjekjeve për të përmisuar këtë gjendje, Komuna e Prizrenit vazhdon të jetë në nivel të ultë. “Komuna nuk ka përfshirje të duhur në vendimmarrje dhe aspak nuk është llogaridhënëse, karshi qytetarëve”, tha Baxhaku, duke shtuar se një çështje tjetër, e cila duhet të ketë transparencë të theksuar, është ajo e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, ku në mars të vitit 2012, KK-ja e ka autorizuar kryetarin, Ramadan Muja, që të marrë kredi apo hua, në vlerë prej tre milionë eurosh, me qëllim të shpronësimit të parcelave private në fshatin Vlashnje. “Në raportin e punës për vitin 2012, kryetari Muja nuk ka dhënë asnjë informatë mbi rrjedhën e kredisë apo huamarrjes”, tha Baxhaku.
Berlin - Kosova nuk duhet të mbetet shtet artificial në pritje, ka thënë eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, në një komunikatë për media, pas aprovimit të projekt-rezolutës për vendin tonë, nga Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Evropian.
Sipas tij, ekzistenca e Kosovës, si një shtet i pavarur, pas pesë vitesh të krijimit të një strukture të suksesshme demokratike, është fakt. “Përparimi i vërtetë në zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës është i mundshëm, vetëm nëse Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja e njohin Kosovën, sikurse 22 shtetet tjera, anëtare të BE-së”, ka thënë eurodeputeti gjerman.
 
 
Share