• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 14.02.2013

Dragash
– Në konferencën e djeshme, organizuar nga Organizata rinore e Krushevës, janë nxjerrë disa konkluzione, sa i përketë transparencës komunale dhe qasjes së qytetarëve në organet drejtuese të Komunës së Dragashit.
Për fillim, OOK-ja ka kërkuar freskimin e ueb-faqes së Komunës dhe plasimin e informacioneve të shpejta dhe të sakta në të. Pastaj, është kërkuar që delegatët në Kuvendin komunal, t’i përfaqësojnë të gjithë qytetarët, e jo vetëm lokalitetet e tyre, si dhe të konsultohen paraprakisht me komunitetin dhe shoqërinë civile, para çdo seance.
Edhe kjo organizatë, tashmë publikisht ka kërkuar hapa konkretë dhe të shpejtë, në lidhje me decentralizimin e komunës së Dragashit.
Prizren - Në pasditen e së mërkurën, në Prizren ka ndodhur një rrahje masive, ku janë përdorur edhe armët, por që veprimi ka përfunduar vetëm si tentativë vrasjeje, pasi nuk janë shënuar viktima, ndonëse ka pasur të plagosur në këtë zënkë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka bërë të ditur sot se në këtë zënkë janë lënduar gjashtë persona. Sipas tij, të lënduarit kanë marrë lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit. “Të gjitha procedurat e këqyrjes në vendin e ngjarjes, janë kryer nga hetues policorë dhe krim-teknika. Është konfiskuar një armë (Zastava, 7.62 mm), një karikator me tre fishekë dhe një thikë”, ka njoftuar Berisha.
Kukës - Për shkak të rrëshqitjeve të dheut, si pasojë e vjedhjes së rrjetave mbrojtëse, anash rrugës, qarkullimi në Rrugën e Kombit po zhvillohet me pengesa. Sasi të mëdha gurësh kanë rënë mbi korsitë e rrugës, në aksin Kukës – Kalimash, në afësri të fshatit Mamëz.
Në një pjesë të saj, gurët dhe balta e kanë ngushtuar ndjeshëm rrugën, për rreth 70 metra gjatësi. Për pasojë, për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve, si dhe pranisë së akullit dhe borës, e cila shumë pakë pastrohet, janë shënuar disa aksidente.
Beograd - Mediat serbe shkruajnë se, ish-drejtoresha e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), e dënuar për korrupsion në Kosovë, aktualisht punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Slobodan Drashkoviq. Gazeta serbe “Blic” shkruan se nga gushti i viti 2011, për Xhemën Policia e Kosovës ka lëshuar fletëarrest, i cili më vonë u publikua edhe në ueb-faqen e Interpolit. Megjithatë, Xhema ende nuk është kapur, derisa mbi të rëndon dënimi me tre vjet burg, për shpërdorim të detyrës zyrtare, derisa ishte në krye të PTK-së.
Avokati i saj, derisa kishte folur për mediat kosovare për klienten Xhema dhe ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për këtë dënim në Gjykatën Supreme, kishte deklaruar se Xhema, nëse nuk kapet brenda afatit sa është pesha e dënimit të saj, prej tre vitesh, lënda mund t’i parashkruhet.
 
 
Share