• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 20.02.2013

Dragash
- Në zyrën e kryetarit të komunës së Dragashit, të mërkurën ka ndodhur një përleshje fizike, midis zyrtarit të Zyrës komunale për Komunitete, Uzair Hamza, dhe zyrtarit nga sektori për patentë-shoferë në Dragash, Besnik Huqaj.
Komandanti i policisë në Dragash, Gëzim Zogaj, ka përjashtuar çdo mundësi që ky konflikt të ketë lidhje ndëretnike. “Pavarësisht se, nga dy të involvuarit, njëri i përket komunitetit shqiptar dhe tjetri komunitetit boshnjak, kjo nuk ka fare të bëj me konflikt ndëretnik. Hetimet e para tregojnë se, përleshja fizike ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjeve personale.
Dragash - Partia boshnjake, Vatan, e cila e bashkëqeverisë Dragashin me PDK-në, ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilën njofton se është sulmuar fizikisht nënkryetari i kësaj partie. Madje, kjo parti i ka dhënë konotacion ndëretnik, duke thënë se “nuk është hera e parë që po sulmohen boshnjakët dhe goranët, e që tek banorët e trevës së Gorës ka ngjalluar indinjatë të thellë”. Mes tjerash, në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i kësaj partie, ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, është kërkuar që organet e drejtësisë, sa më parë të marrin masa ndëshkuese, ndaj Besnik Huqajt.
Prizren - Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Qendrës së lëvizjes “Vetëvendosje”, të ushtruar ndaj kryesuesit të KK-së në Prizren, Nijazi Kryeziut, lidhur me pretendimet për shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, gjatë nxjerrjes së vendimit të Planit Rregullues “Qendra e re – 2″.
Në njoftimin e organit të ndjekjes, të lëshuar në fillim të këtij muaji, bëhet e ditur se padia e “Vetëvendosjes” është refuzuar, pasi për të njëjtën çështje është vendosur më parë dhe e njëjta është konsideruar si “res judicata”.
Suharekë - Kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, ka pritur sot komandantin e Brigadës Jug të KFOR-it dhe të kontingjentit turk, kolonel Aygun Eker, me të cilin ka biseduar për rrjedhat e përgjithshme në Suharekë, me theks të posaçëm për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në këtë komunë. Kuçi e ka falënderuar kolonelin turk për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it dhe e ka njoftuar atë me masat që ka ndërmarrë Komuna për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike e fetare. Koloneli Eker, ka pohuar se, që nga marrja e detyrës, në komunën e Suharekës situata e sigurisë ka qenë e qetë dhe pa incidente.
Bruksel - Raundi i sotëm i bisedimeve në Bruksel ka përfunduar pa rezultate. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Ketrin Eshton, ka thënë se, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, janë të kënaqur me përparimet e arritura. “Kryeministrat, si dhe unë, jemi të kënaqur me përparimet e arritura”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i saj.
Pas tri orëve të dialogut, aq sa ka zgjatur takimi, bisedimet ndërmjet dy kryeministrave dhe baroneshës Eshton, nuk është arritur ndonjë ndryshim i madh. Por, është konfirmuar se kryeministri kosovar, Thaçi,  dhe ai serb, Daçiq, do të takohen sërish më 4 mars.
Bruksel - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele, pa qenë i sigurt se kush do t'i zëvendësojë ato. Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, Daçiq ka bërë të ditur se, në takim është diskutuar edhe për modalitetet e funksionimit e institucioneve në veri. “Ne, sigurisht se nuk do t'i largojmë institucionet tona nga Kosova, përderisa nuk bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësojë dhe se çfarë organesh do të jenë ato. Ne pajtohemi që ato të jenë institucione të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se me kryeministrin Thaçi, janë pajtuar për krijimin e grupeve të ekspertëve, për gjetjen e formave të zëvendësimit të këtyre institucioneve paralele.
Berlin - Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Uestervelle, ka deklaruar se Gjermania e mbështet Serbinë, në rrugën e saj drejtë Bashkimi Evropian, por që, vendimi për datën e negociatave varet nga rezultatet konkrete të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet e kësaj jave, Uestervelle i ka cilësuar të jenë me rëndësi të madhe për këtë proces. “Gjermania nuk do të paraqesë kërkesa të reja, por as nuk do të heqë dorë nga kriteret e vendosura”, ka thënë Uestervelle, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Prishtinë - Grushtimi i një polici, nga ana e djalit të shefit të grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci, është cilësuar si vepër kundërvajtëse dhe jo penale. Kështu ka vendosur prokurorja, Mirushe Llugiqi, në rastin e djemve të Adem Grabovcit, të cilët po hetohen për grushtimin e një polici në detyrë. Ky rast, nga prokurorja Mirushe Llugiqi, është vlerësuar si vepër kundërvajtje dhe djalit të Grabovcit i ka shqiptuar vetëm një gjobë për tejkalim të shpejtësisë. Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, nuk ka dashur të flas shumë rreth rrahjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga djemtë e tij, Guximi dhe Ngadhënjimi.
 
 
Share