• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Prof. Selim KRYEZIU   
e Shtunë, 16 Mars 2013 16:24

selim_kryeziu_gjurmuesi

Selim KRYEZIU - Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe
 
MUAJI I MJALTIT, LUFTA DHE UNË - VETERANI

Muajin e mjaltit e kam kaluar në luftë. Në luftë!! Mos mendoni në front! Jo, jo! Çfarë fronti! Se mos kam qenë trim ndonjëherë unë??!! Muajin e mjaltit e kam kaluar nëpër bodrume shtëpish, qoftë të shtëpisë sime, qoftë në ato të xhaxhallarëve të mi.
 
(Ky rrëfim është tepër emocional, prandaj kujdes!!!!!)

Kam pritur plotë 30 vite për t’u martuar për herë të parë. Dhe, pas një pritje kaq të gjatë, si njeri me “fat” që jam unë, u martova në kohë lufte.
Natën e parë fjeta në dhomë. Me gruan, e kuptueshme. Natën e dytë m’u desh të strehohem në bodrumin e xhaxhait. (Kishte bodrumin ma komod). Dhe kështu, unë i sapo martuari, e fillova muajin e mjaltit nëpër bodrume.
Ndonjëherë bëja zemrën gur dhe flija në dhomën time. Ndihesha tmerrësisht i frikësuar. E në anën tjetër më duhej të tregoja “burrërinë” time para gruas. Dreq o punë! E ku më shkonte mendja për dashuri, nga frika mua të shkretit?! Një natë i mblodha forcat. Dhe, sapo fillova,... dëgjova poshtë shtëpisë sime cicërima “zogjsh” (shenja njohje këto). Gruaja nuk i njihte, por unë po. Pastaj cicërima i përgjigjej nga oborri i shtëpisë sime. Ishte vëllai!! Më i madhi, nga pesë vëllezërit që jemi. Dhe, planin për të bërë dashuri e merrte lumi! Erdhën - thosha me vete. Ose kanë ardhur për armë, ose për ndonjë planë lufte, ose ..., ç’rëndësi ka se?! Në djall të vënë! Unë po vazhdoja “agjërimin ” martesor. Se gati harrova. Vëllait tim N, nuk ia bëj kurrë hallall. Për vete është martuar në moshën 19 vjeçare, kurse unë u martova në moshën 30 vjeçare dhe nuk tregoi aspak respekt për këtë.
E dërgoja gruan te familja e vet, pija një dozë të dyfishtë qetësuesish dhe me merrte gjumi disi. Kur zgjohesha, në dhomën time shikoja njerëz të panjohur. O zot, o zot! Më thotë vëllai: “kanë sjell armë... arritën vonë... ishte rrezik të vazhdonin udhëtimin, ishin...”. Po, po – thosha me vete, për t’u bërë vend këtyre dërgova gruan te familja e vet. U jepja rroba dhe i përcillnim. (rrobat ua kam bërë halla, ama vetëm rrobat). 
Dhe tani, njerëz ju lutem gjykoni ju vet. Ama gjykoni drejt, si gjyqtarët e Kosovës.
I them një ditë vëllait, më shkruaj edhe mua VETERAN. Pse, pak kam vuajtur unë?! “Jo, më thotë, nuk ke qenë luftëtar ti”. Po pse, ata 50 mijë e ca, që kanë aplikuar për veteranë, luftëtarë kanë qenë?! “Mungesë morali, më thotë. Të kenë turp nga gjaku ..., degjenerim, ... etj, etj”, - vazhdoi me leksione moralizuese. Po mirë, i them, sa banorë ka Kosova?! “Rreth dy milion, më thotë”. Po a bërtitëm e ulëritëm të gjithë bashkë “KREJTË KOSOVA UÇK”, pse ankohesh tani, pse proteston?! Rrjedhimisht, të gjithë ne jemi veteranë të UÇK-së, i them pak me ironi.
Ai: “............” – thotë ca fjalë ofenduese që nuk e kuptoj, nëse m’i drejton mua apo tjetër kujt.
Po kush e pyet atë se! Unë e kam vendosur, bile e kam vetëvendosur. Meqenëse edhe unë jam Kosovë, atëherë jam edhe UÇK edhe VETERAN! Plus, me gjithçka që kam përjetuar e vuajtur. A nuk mjafton që kam “agjëruar” në muaj mjalti! Kush ka përjetuar këtë tmerr, më thoni?! Ju lutem gjykoni, a kam të drejtë unë të shpallem VETERAN?!
 
 
Share