• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arratisen 5 shqiptarë nga burgu grek!
e Shtunë, 23 Mars 2013 12:02

burgu_trikala_greqiTrikala, 23 mars 2013
- Në një trazirë, në burgun e Trikalas, në Greqi, dy oficerë police janë plagosur me armë. Dyshohet se 5 të burgosur shqiptarë janë arratisur nga ky burg. Nga numërimi i të dënuarve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rezultuar se të paktën 11 veta janë arratisur, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe grabitje.
Autoritete greke thonë se në këtë trazirë, më shumë se 10 persona kanë marrë pjesë në sulmin me armë. Sipas informatave të policisë, 400 gëzhoja kallshanikovi janë gjetur në vendngjarje dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave. Vetëm në një nga këndet e burgut, nga ku ku supozohet se kanë sulmuar të burgosurit, janë gjetur shenjat e 74 plumbave. Gjithçka ka nisur në orët e mbrëmjes, kur dy minibusë i janë afruar burgut dhe, personat që ishin në këtë automjet kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë, të cilët ndodheshin në ambientet e burgut. “Personat e armatosur kanë nisur të qëllojnë nga jashtë, ndërkohë që të shtëna armësh u dëgjuan edhe nga brenda ambienteve të burgut. Të shtënat me armë erdhën nga pjesa ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, të cilët kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë, duke shtënë pa ndërprerë me armë”, bëjnë të ditur autoritetet greke.
Policia aktualisht po punon për kapjen e grupit që është arratisur, që dyshohet se janë më shumë se 5 veta. Një i burgosur me shtetësi argjentinase është kapur gjatë tentativës për të ikur dhe po merret në pyetje nga policia. Ndërkohë, dy oficerët, njëri prej të cilëve i lënduar rëndë, janë shtruar në spital për trajtim mjekësor. Një javë më parë, i burgosuri Alket Rizai, tentoi ikjen duke marrë peng 6 persona, të cilët i liroi pas 22 orësh. Rizai kërcënonte, se nëse nuk lejohej të dilte nga qelitë, do ta hidhte në erë burgun.
 
 
Share