• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Prof. Selim KRYEZIU   
e Enjte, 28 Mars 2013 00:17

selim_kryeziu_analisti
Selim KRYEZIU - Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe
 
TREGU I LIRË, GOJËKËQIJTË DHE UNË ANALISTI! 

Shteti ynë i dashur, Kosova, në muajin shkurt ka mbushur pesë vjet. Në shtator hyn, jo në klasën e parë, por parashkollor. E arritur e kënaqshme kjo. Pastaj, shteti ynë nuk është shtet shkel e shko. Ai është i pranuar ndërkombëtarisht, gati nga njëqind shtete të botës. (Pa çka se Hasha pat thënë, se brenda vitit do ta njohin njëqind shtete. I bie, afërsisht të ketë shtrembëruar realitetin për rreth gjashtë vite). Ju pëlqen eufemizmi i përdorur në këtë rast? Nuk është shumë jo! Mos u ankoheni!
Për fat të keq, Kosova nuk pati ecurinë e politikanëve të saj, të cilët për pesë vjet, nga shkolla fillore arritën të marrin diploma, jo fakulteti, po master bile edhe tituj doktorë shkence. Gjithçka sipas hierarkisë. Ka rend e ligj këtu. Asgjë të veçantë personalisht nuk shoh këtu, asgjë tragjike, sepse, edhe në aspektin ekonomik, shteti ynë i dashur nuk ka arritur t’i ndjek politikanët e vet. Ata janë politikanët më të pasur të rajonit e më gjerë, kurse Kosova është më e varfra në rajon dhe më gjerë. Epo, nuk mund të jemi të parët për gjithçka, ju lutem!
“Se hynë njerëzit në politik për të vjedhur, e kam ditur, po se hynë në politik me marrë diploma e tituj shkencorë, kurrë nuk më ka shkuar mendja!”. Kështu më tha një ditë, njëri nga ata gojëkëqij, i cili nuk lë gjë pa thënë për politikanët tanë të dashur. Mos ja vëni veshin. T’i kthehemi analizës sonë.
Republika e Kosovës, prej kohësh është përcaktuar si shtet demokratik, me treg të lirë. Personalisht nuk marr erë fare nga ekonomia dhe kurrë nuk kam arritur ta kuptoj drejtë, se çfarë domethënë TREG I LIRË. Ç’është e vërteta, sapo fillova ta kuptoj këtë togfjalësh, “tregu i lirë”, ma përzjeu krejt Mimi. Kështu i quaj unë me përkëdheli politikanët. P.sh: Mimi ose Kusarica (po si se ndërroi mbiemrin kjo se?). Për Mimozën e kisha fjalën, besoj se e kuptuat. Po kot ankohemi ne. Fajin për gjithçka e ka populli, d.m.th., NE. Kemi filluar të bëhemi edhe bukëshkalë. Po, po! Dëgjoj, aty këtu, duke thënë: “Ma zi se në kohë të Serbisë... janë bërë ma të zi se shkiet... etj, etj”. Këto fjalë përdorën shpesh edhe në adresë të policëve të Kosovës. Dhe, unë jam plotësisht i sigurt, se këto fjalë i kanë rënë në vesh edhe Guximit, djalit të shefit të shefave dhe me gjerë, prandaj ka rrahur policin. Nuk ka pasur faj ai i shkreti. Ka ra viktimë e këtyre gojëkëqijve. Sa më vjen keq! Kushedi sa i dhëmbin grushtet të gjorit.
More, edhe presidenten po e tallin, keni dëgjuar?!. Po a tallet i (e) para e shtetit. Seriozisht kemi dalë fare. Paska bërë solarium, pa çka? Mos deshët ju që ajo të shkoj në Afrikë që të merr ngjyrë. Pastaj, jo Hasha po e shtet Mitrovicën, - po thonë gojëkëqijtë. Një shakaxhi gojëkeq bile po tallej një ditë. “Mirë që do ta marrin shkiet pjesën veriore të Mitrovicës, po çka do të bëjmë me këngën e Shkurte Fejzës “Jo, nuk ndahet Mitrovica?”. Nëse e ke ti atë gajle, po ta heq unë, - i thash. Ja japim gjithë Mitrovicën Serbisë dhe ajo mbetet e pandarë, ashtu si thotë edhe kënga e Shkurtës.
Të çuditshëm, vërtet të çuditshëm jemi ne shqiptarët. Ankohemi e ankohemi, për gjithçka. Jemi bërë si vajtojcat. Vajto e ankohu, vajto e ankohu. Po deri kur vallë?! (shprehje e bukur artistike apo?). VALLË – sa bukur tingëllon kjo pyetja retorike me këtë - VALLË”. Po fakti që për çdo ditë konsumojmë ushqime fallco e të dala afatit, blejmë mjete “origjinale” Made in Chinna, hamë edhe m... e nuk ankohemi. Është treg i lirë. Po, po, është treg i lirë! Tani ankohemi, pse disa diploma universiteti (rreth gjysma e Kosovës) qenkan fallco. Po pse fallco more lum miku? Po ato diploma me euro origjinale janë blerë. Jemi apo s’jemi vend demokratik me treg të lirë?! Kush ka para, blenë çfarë t’i dojë e bardha zemër. Veç nënë e babë nuk mund të blesh (edhe ashtu nuk ka asnjë të interesuar për këtë produkt), të tjerat i blenë të gjitha. Treg i lirë mik i thonë këtij, nuk është si në kohë të komunizmit. Demokraci është kjo heeeej!
Kur e mendoj ndonjëherë, e dini sa keq më vjen për nënën time, që këtë vit i mbush të 80-tat, dhe nuk ka diplomë universiteti. Pesë djem koti ka rritur e gjora, e një diplomë nuk ishin në gjendje t’ia blejnë. HARAM, tri herë HARAM!!!
 
 
Share