• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Daçiq ndihet i lig, kundrejt Thaçit!
e Enjte, 28 Mars 2013 23:25

Beograd, 28 mars 2013
- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, iu tha sot gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, se në Kosovë nuk po zbatohet, madje as Plani i Ahtisarit, lidhur me të drejtat e serbëve. “Duhet bërë diç që ky plan të zbatohet”, tha Daçiq, duke përsëritur se nuk ështëthaci_dacic_bruksel optimist, sa i përket marrëveshjes me Prishtinën. “Në mesin e atyre që vendosin, Serbia nuk ka aleat strategjik, me të cilët do të mund të bëhej një marrëveshje në interes të popullit serb. Por, ne jemi në pozicion më të dobët, sepse Prishtinën askush nuk po e detyron për kompromis”, shtoi më tej kryeministri serb, duke i mohuar zërat se ndërmjet tij dhe zëvendëskryeministrit të parë të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, ekziston unitet absolut, sa i përket çështjes së Kosovës. “Asnjë vendim nuk është marrë, pa konsultime dhe pajtim të ndërsjellë. Ju them se ndërmjet meje dhe zëvendëskryetarit të qeverisë, si dhe kryetarit të partisë më të madhe politike në vend, ekziston unitet i plotë. Ky unitet do të jetë edhe më dy prill. Vendimet do t’i marrim, ose bashkërisht ose nuk do të ketë vendime. Kjo, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje individuale”, tha Daçiq në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, duke shtuar se nga kjo varet e ardhmja, jo vetëm personale, por edhe e ardhmja e shtetit, popullit dhe brezave të ardhshëm. “Për nesër është caktuar edhe një takim i kreut shtetëror të Serbisë, në prag të vazhdimit të dialogut të dy prillit. Është me rëndësi të mendohet në mënyrë racionale para asaj që do të ndodhë, sepse Serbinë e presin vendime dhe ditë të rënda”, shtoi më tej i pari i qeverisë serbe, duke sqaruar se në Bruksel nuk bisedon vetëm me Thaçin, por me tërë botën. “Nuk është e lehtë të parashikohet, se çka do të ndodhë, sepse bëhet fjalë për presione. Serbia me çdo negociatë të re me Kosovën, po e dobëson pozicionin e saj negociator dhe se, për arsye të kundërshtimit të Prishtinës, që Bashkësia e komunave serbe të marrë ingerenca ekzekutive, shtrohet pyetja, nëse do të themelohet fare ky institucion i serbëve në Kosovë”, ka thënë Daçiq, të cilin analistët e kanë komentuar se po e përgatit opinionin se “ky është fundi i Serbisë në Kosovë".
 
 
Share