• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Çka i dha Kosovës, Atifete Jahjaga?!
e Premte, 29 Mars 2013 17:48

Prishtinë, 29 mars 2013
- Arsyeja kryesore për të cilën Atifete Jahjaga u dërgua në Presidencë, ishte përpjekja e vendorëve dhe ndërkombëtarëve që ta përmirësonin imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Por, gjatë kohës sa ajo qëndron në zyrënatifete_jahjaga_look më të rëndësishme të Kosovës, ky qëllim nuk u arrit. Duhet të pranohet se ajo me sukses ia doli ta ndryshojë vetëm imazhin e saj personal, duke investuar mijëra euro në veshje e në shërbyes për dukjen fizike të saj.
Shumë diplomatë perëndimorë, e kanë arsyetuar ardhjen e Atifete Jahjagës në krye të shtetit me përmirësimin e imazhit të vendit tonë në botë. Një grua në Zyrën e Presidencës, në një shtet si Kosova, do të argumentonin ata, përbën një lajm të mirë, madje edhe për tërë Ballkanin, që ende njihet si rajon i prapambetur në shumë aspekte. Për më tepër, një femër lidere, në një vend me shumicë myslimane, në sytë e botës mund të interpretohet edhe si një emancipim i shoqërisë. Mirëpo, që prej se ka ardhur në krye të shtetit, më 7 prill të vitit 2011, rol prej “supervashe”, e cila mund ta rregullojë imazhin e Kosovës, për Jahjagën duket se ka dështuar, pasi në botë Kosova vazhdon të njihet vetëm përmes nivelit të lartë të varfërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Numri një i shtetit do të duhej të realizonte, atë që nuk arritën ta bëjnë as përpjekjet e vendorëve me bashkësinë ndërkombëtare, që prej vitit 1999, kur vendi doli nga okupimi serb, e as reklamat multimilionëshe të paguara nga taksapaguesit e të transmetuara, së voni në rrjetet e fuqishme botërore. Por, pritjet diplomatike për Jahjagën nuk sollën rezultate. Përveç faktit se, me të është tejkaluar kriza politike dhe që ajo, me ndonjë veprim të saj, nuk i ka bërë sherr vendit, Jahjagës nuk mund t’i numërohet ndonjë sukses tjetër.
Nga një zonjë, e katapultuar në skenën politike, që nuk arrin t’i zotërojë as klishetë e zakonshme të politikës, edhe pse për këtë janë kujdesur një armatë e tërë këshilltarësh, as që mund të pritet më shumë. Por ajo për çka, pothuaj shumica ka një konsensus rreth Jahjagës, është imazhi i saj. Atifete Jahjaga ka arritur ta ndryshojë imazhin personal, duke u transformuar nga një komandante policie në një “lady”, deri diku elegante.
Heqja e uniformës, qëndrimi i gjatë në zyrë, trajtimet e shpeshta estetike, bashkë me privilegjet që përfiton udhëheqësja formale e shtetit, kanë afektuar Jahjagën. Meritorja për “lookun” e ri të Jahjagës, është rrobaqepësja Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, djalit të Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Kjo stiliste, tashmë ka publikuar mbi 60 kostume të ndryshme në profilin e saj, në Facebook, që janë të qepura enkas për Presidenten. 

Sa i kushtoi Atifete Jahjagës transformimi? 

Profesionistët asnjëherë nuk punojnë falas. Këtë nuk e bën as Kllokoqi-Rugova, e cila, më shumë se një vit përkujdeset për pamjen e kreut të shtetit. Gazeta Express shkruan se ka tentuar disa herë të kontaktojë me Kllokoqi-Rugovën, për të mësuar më shumë rreth punës së saj me Presidenten, por ajo nuk ka pranuar të flasë. Një punëtore në studion e saj, ka thënë se, secila veshje me të cilën Presidentja prezantohet, punohet enkas për të. Sipas saj, ndër kreacionet e fundit të punuara për Presidenten, janë ato me të cilat Jahjaga u prezantua në Konferencën Rajonale për Fuqizimin e Gruas, që u organizua nga Presidenca, e në të cilën mori pjesë edhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright. “Blerina është shumë e zënë, sepse është duke punuar kreacionet për konferencën. Këto ditë ka shumë punë, pasi është duke qepur edhe për gra të tjera, të cilat do të marrin pjesë në konferencë”, ka thënë punëtorja e Studios “Blerina Kllokoqi-Rugova”. 
Puna e rrobaqepëses së saj, duket t’i ketë pëlqyer Presidentes, e cila nuk po mund të ndahet nga rrobat e Blerinës, edhe pse rrallëherë ajo ka dalë në publik me kostume të njëjta. Nga studio e disejnatores Kllokoqi-Rugova, nuk kanë dashur assesi ta bëjnë publik çmimin e një kostumi që punohet për Presidenten. Por, burime të kësaj gazete kanë treguar se, një “komplet” për Presidenten, mund të kushtojë rreth 150 euro.
Atifete Jahjagës, si Presidente e Kosovës, në bazë të deklarimit të saj të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, të ardhurat vjetore i arrijnë shumën, mbi 34 mijë euro. Nëse merren krejt këto për bazë, së bashku me numrin e veshjeve (mbi 60 që janë publikuar në facebook ), i bie që e para e shtetit, deri më tani ka shpenzuar disa mijëra euro për rroba. Por, nga punëtoria e Blerina Kllokoqit, ka hezitim edhe për pohimin e shifrave të tilla.
Sipas zyrtarëve për media në Presidencë, ky institucion nuk ka paraparë ndarjen e një fondi të veçantë për veshjet e Presidentit. Zëdhënësi, Arbër Vllahiu, ka thënë për Express se Jahjaga gardërobën e saj e paguan vetë. “S’ka shpenzime. Me financim personal”, ishte përgjigja e Vllahiut.
Kur është fjala për veshjen e Presidentes dhe dukjen e saj, ajo që bie në sy janë edhe kilogramët e shtuar. Thuhet se shefja e shtetit harxhon mjaft kohë për “shopping”, edhe kur del për vizita jashtë vendit. Obsesioni i Jahjagës rreth dukjes së saj, nganjëherë ka shkaktuar edhe incidente. Mbrojtja e saj e afërt, kohë më parë kishte rrahur një person, i cili ka tentuar të kalojë nëpër rrugën e bllokuar, ku Presidentja rregullonte flokët.
Jahjagës nuk i kanë munguar vizitat jashtë vendit dhe, ajo që më së shumti është komentuar, kur shefja e shtetit ka udhëtuar, janë pikërisht veshjet. Ajo ka arritur të realizojë dy herë foto me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, kur ka marrë pjesë në samite të ndryshme ndërkombëtare. Por, krejt ajo që do të mbahet në mend për numrin një të shtetit, është lehtësia me të cilën e ka marrë postin më të lartë shtetëror dhe jo puna e saj. Nuk do të mbahen në mend as këshillat e saj antikorrupsion dhe për integrime e as pjesëmarrja e saj në ndonjë debat me rëndësi për vendin. Cinikët do t’ia kujtojnë vështirësitë dhe gabimet, gjatë leximit të fjalimeve. Kohën e kaluar në zyrën kryesore të shtetit, mbase mund ta mbajë në mend edhe vetë Jahjaga dhe bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ka gëzuar privilegjet e zotëriut të parë, pavarësisht se për një kohë çifti ka qenë i pakurorëzuar. 
Ish-policja, tash kur pjesë të biografisë së saj e ka edhe udhëheqjen e shtetit, mund ta konsiderojë Kosovën, si një vend të mundësive të mëdha për të. Dhe, është e vërtetë se ky vend i ka dhënë shumë asaj. Por, pyetja mbetet se çka i dha ajo vendit?!
 
 
Share