• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Filloi dialogu, Kosovë – Serbi!
e Martë, 02 Prill 2013 11:33

Bruksel, 02 prill 2013
 (Plotësim) - Ka përfunduar takimi i dytë bilateral, mes baroneshës Eshton dhe delegacionit serb, ndërkohë që po pritet zhvillimi i takimit të baroneshës me delegacionin e Kosovës. “Në qoftë se vlerësohet që ka hapësirë për kompromise, sërishthaci_dacic_eshton do të zhvillohet takimi trepalësh”, ka thënë shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Aleksandër Vulin, duke shtuar se rreth orës 19:30 ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve bilaterale të delegacionit serb me baroneshën Eshton dhe se aktualisht po presin që ajo t’ia përcjell qëndrimet serbe delegacionit nga Kosova.Vulin ka përkujtuar se Serbia nuk heq dorë nga kërkesa që Bashkësia e komunave serbe në Kosovë, të ketë kompetenca ekzekutive mbi policinë, gjyqësinë dhe planifikimin hapësinor dhe se nuk do të pranohet prezencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, atje ku jetojnë serbët.
19:50 • Për disa detaje, brenda takimit të sotëm në Bruksel, ka folur edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili gjendet në Bruksel, në kuadër të delegacionit serb. Ai ka thënë se atmosfera është e tensionuar dhe e rëndë, por që Serbia nuk do të heq dorë. Agjencia serbe “Tanjug” raporton se pala serbe, rreth orës 17:20, ka kërkuar pauzë për konsultim dhe se pritet që bisedimet të rifillojnë së shpejti. Nga ana tjetër, raportuesi i shtëpisë informative nga Beogradi “B92”, nga Brukseli ka raportuar se, pas orës 18:00, ka nisur një takim i ri bilateral, mes Baroneshës Eshton dhe delegacionit të Serbisë.
18:50 • Këmbëngulja e Thaçit po ia heq trurin zëvendëskryeministrit serb, në bisedimet e sotme, ku pritet me çdo kusht të arrihet një marrëveshje. Raportimet më të fundit nga Brukseli, bëjnë me dije se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbesin të ndërprera, pasi që pala serbe ka insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të këtë kompetenca ekzekutive, ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka këmbëngulur të kundërtën, që ky asociacion t’i përngjaj një OJQ-je. Kryeministri Thaçi ka insistuar që, për të arritur marrëveshje, është e nevojshme njohja e Kosovës nga Serbia. “Bisedimet janë shumë të rënda dhe kanë hyrë në krizë. Hashim Thaçi, deri më tash, ka refuzuar të gjitha propozimet e Serbisë dhe ka mbajtur qëndrim që Serbia duhet ta njohë Kosovën, në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Aleksandër Vuçiqit kjo nuk i ka pëlqyer fare dhe e ka humbur durimin, kur u bë e qartë që Thaçi nuk do të lëshoj pe. Në një moment, ai është ngritur dhe ka filluar t’i flasë me zë të lartë Thaçit, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Pas kësaj përplasje verbale, Eshton është detyruar t’i ndërpresë përkohësisht bisedimet”, kanë raportuar mediat nga Brukseli, duke cituar burime nga brenda selisë ku po zhvillohet takimi.
15:00 • Në Bruksel kanë përfunduar takimet e ndara, Eshton - Thaçi dhe Eshton – Daçiq, lidhur me marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Pas këtyre takimeve, është paraparë takimi trepalësh, Eshton – Thaçi - Daçiq. Në delegacionin e Kosovës, pos kryeministrit Thaçi, po marrin  pjesë edhe zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi, EditaTahiri dhe Slobodan Petroviq. Nga Serbia, krahas Ivica Daçiqit, marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri, Alaksandër  Vuçiq, ministri i jashtëm Ivan Mërkiq dhe zëvendëskryeministrja për çështjet evropiane, Suzana Grubijeshiq. Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, e cila është ndërmjetësuese e dialogut Kosovë - Serbi, aktualisht ndodhet në takim me delegacionin e Serbisë, në krye me kryeministrin, Ivica Daçiq. Takim të ngjashëm do të zhvillojë edhe me delegacionin e Kosovës, të prirë nga kryeministri, Hashim Thaçi, për tu pasuar me vonë me përballjen trepalëshe. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e baroneshës Eshton, Maja Kocijançiq.
Një ditë më herët, shefja e diplomacisë evropiane ka shfaqur bindjen, se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është afër, por ka tërhequr vëmendjen se arritja e marrëveshjes nuk do të jetë aspak e lehtë. “Besoj se marrëveshja është afër, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë dje Eshton, në porosinë që gazetarëve ua ka lexuar zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, në prag të raundit të tetë të dialogut, Prishtinë-Beograd, i cili do të zhvillohet ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Daçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Në porosinë e saj, baronesha Eshton ka theksuar se, qysh në takimin e parë Thaçi-Daçiq, në zyrën e saj ka parë përkushtimin dhe vendosmërinë e të dyja palëve që të arrihet marrëveshja.  “Kur e kemi nisur, të gjithë e kemi ditur se kjo do të jetë e vështirë dhe se do të kërkojë udhëheqje të fuqishme politike”, ka thënë Eshton.
 
 
Share