• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ivanoviq: Zyrat nuk mi dogjën shqiptarët!
e Martë, 02 Prill 2013 20:23

zyra_ivanovic_mitroviceMitrovicë, 02 prill 2013
- Oliver Ivanoviq ka hedhur poshtë mundësinë, që shqiptarët t’ia kenë djegur zyrat e partisë së tij. “Ndjenja është e keqe, por nuk e kanë djegur shqiptarët, edhe pse atyre u kam penguar. Nuk mund të paragjykoj, se kush e ka bërë këtë, por sigurisht se prapa kësaj nuk qëndrojnë shqiptarët”, ka thënë Ivanoviq.
Zjarri që kishte shpërthyer, mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës, ka djegur komplet zyrat e Oliver Ivanoviqit, udhëheqës i Iniciativës Qytetare. Sipas Besim Hotit, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, zjarri që ka kapluar zyrën e Ivanoviqit, dyshohet të jetë i qëllimshëm. “Rreth orës 23:00, policia ka marrë informatën për një zjarr, i cili kishte kapluar një ndërtesë, në veri të vendit. Kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin e zjarrfikësve”, ka thënë Hoti, sipas të cilit policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një kapak dhe një leckë të lagur me benzinë, mjete këto me të cilat dyshohet se i është vënë zjarri zyrës. “Përveç këtyre, policia ka gjetur edhe një palë shkallë që ishin vënë afër dritares së zyrës së Ivanoviqit. Krejt këto, sipas hetimeve preliminare, na bëjnë të dyshojmë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme”, tha Hoti.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të lënduar nuk ka pasur, përveç që është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material. Oliver Ivanoviq ka deklaruar se incidenti i ndodhur ka motiv, kryekëput politik. “Angazhimet e mia politike janë motivet e djegies së zyrës”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe. Por, ai dyshon në bashkëkombësit e tij dhe, assesi nuk hedh dyshime tek shqiptarët.
 
 
Share