• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kronologji: Negociatat dështuan, çka pas?
e Mërkurë, 03 Prill 2013 11:58

Bruksel, 03 prill 2013
- Pa asnjë marrëveshje ka përfunduar takimi i tetë me radhë ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij serb, i cili ka zgjatur më shumë se 14 orë. Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, ka deklaruar se kjo është hera e fundit që takohen formalisht, pasi palët janë larg me qëndrimet e tyre. Ajo nuk ka mundur ta bindë delegacionin e Serbisë, për të arritur marrëveshje. “Kjo është hera e fundit qëthaci_daciq_negociata ne do të takohemi zyrtarisht”, ka thënë Eshton, duke shtuar se delegacionet do të kthehen në kryeqytetet e tyre përkatëse, ndërsa qëndrimet do t’ia dërgojnë asaj, kur ato t’i kenë gati. Të dyja palët pritet të takohen në rundin e ri, i cili pritet të zhvillohet pas 15 prillit, ka thënë një burim nga Brukseli, pa dashur të identifikohet.
Kryeministri Thaçi, pas takimit ka thënë se Kosova ka qenë e gatshme për marrëveshje, por Serbia ishte ajo që nuk ishte e gatshme për një gjë të tillë. Ai ka shtuar se Serbia po vazhdon me qëndrimin e saj joparimor, duke e bllokuar marrëveshjen. Thaçi ka paralajmëruar se mund të arrihet një marrëveshje, nëse Serbia heq dorë nga kërkesat e saj, e që për Kosovën janë të papranueshme. “Kosova nuk është e gatshme të lëshojë pe. Kosova do ta mbrojë Kushtetutën e saj”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke përsëritur se Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. “Shpresojmë që shumë shpejt të arrijmë një marrëveshje. Falënderoj baroneshën Eshton për udhëheqje brilante të dialogut”, ka thënë Thaçi.
 
Aleksandër Vuçiq, shkaktar i tensionit!
 
Kur është pyetur për tensionet, gjatë takimit ndërmjet tij dhe zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, Thaçi ka thënë se ky i fundit ka qenë i papërgatitur dhe i është dashur kohë të adoptohet në tavolinë. “Ata e kanë të vështirë ta pranojnë realitetin e Kosovës së pavarur. Ata duhet të adoptohen dhe të heqin dorë nga retorika e Sheshelit”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Serbia nuk e ka autoritetin ta bllokojë të ardhmen integruese të Kosovës dhe se shpreson që Beogradi do të reflektojë në ditët në vijim.
Nga ana tjetër, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme për marrëveshje por, sipas tij, nuk është e gatshme të arrijë marrëveshje në bazë të kërkesave të ashpra që ka pala kosovare. Kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, pohuan se palët nuk janë dakorduar për përgjegjësitë dhe kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Raundi i tetë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ishte, jo vetëm i vështirë dhe maratonik, por në disa çaste ishte edhe dramatik, sa që ka pasur edhe grindje dhe tone të larta, gjë që në një moment e ka detyruar ndërmjetësuesen në këtë dialog, të ngarkuarën e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, ta ndërpresë takimin dhe të kërkojë pushim. Konsultimet e ndara dhe të përbashkëta me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, kanë vazhduar tërë ditën. Angazhimi i ndërmjetësuesve ishte shumë i madh, por bisedimet përfunduan pa sukses.
Delegacionin serb e ka udhëhequr kryeministri, Ivica Daçiq, ku për herë të parë ishte edhe zëvendësi i tij Aleksandar Vuçiq. Dështimi i raundit të tetë, nuk do të thotë se ka dështuar përfundimisht dialogu në nivelin e kryeministrave. Kanë mbetur edhe dy javë, deri në hartimin e raportit të baroneshës Eshton, nga i cili raport varet, nëse Serbia do të marrë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Por, shanset për marrëveshje, pas këtij takimi, duket të jenë më të vogla se deri më tani. Kjo, sepse kryeministri serb ka përsëritur se nuk do të heqin dorë nga kërkesat, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca dhe përgjegjësi në sektorin e policisë, gjykatave, shëndetësisë, arsimit dhe fushave të tjera të rëndësishme. Daçiq paralajmëroi se pala serbe do të vazhdojë konsultimet, sepse, siç tha ai, pasojat e një vendimi për pranimin apo refuzimin e një marrëveshjeje me palën kosovare, mund të jenë shumë të rënda për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë. Ai shtoi se, megjithatë, deri më tani janë arritur disa rezultate pozitive drejt normalizimit të raporteve dhe vendosjes së mirëkuptimit mes palëve. Por, sipas tij, Prishtina ka frikë se Asociacioni mund të shërbejë si bazë për ndarje të Kosovës, ndërsa populli serb në Kosovë nuk pranon që ky asociacion të mos ketë kompetencat e duhura.
 
Thaçi mbetët stoik ndaj qëndrimeve të Prishtinës!
 
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mbeti i prerë në qëndrimet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos ketë pushtet ekzekutiv dhe legjislativ. “Zgjidhja mund të jetë, vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne kemi ardhur me vullnetin më të mirë për të arritur marrëveshje mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë bazohet mbi kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kemi qenë dhe jemi në favor të marrëveshjeve për ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe do të jemi të përgjegjshëm edhe më tej. Prishtina ishte e gatshme për marrëveshje, por Serbia është ajo që po heziton“, theksoi Thaçi.
Shpresat për arritjen e një marrëveshje ekzistojnë ende, por të dy kryeministrat thanë se palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta, sa i përket përgjegjësive të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Qasja e Beogradit është e ngurtë, por dua të shpresoj se Beogradi do të reflektojë dhe do të ndryshojë qëndrimet gjatë ditëve të ardhshme. Beogradi duhet të vendosë për fatin e vet“, theksoi Thaçi, duke shtuar se pozicionet e Kosovës janë të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, kryeministri serb, Daçiq, konkludoi se marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk është momenti më i rëndësishëm i këtij dialogu. “Në rast se marrëveshja nuk arrihet, do të jetë shumë vështirë që tani të pritet një vendim pozitiv për Serbinë. Serbia mbetet besnike ndaj dialogut me Kosovën, edhe në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrëveshje e shpejtë”, konkludoi Daçiq.
 
Thaçi: Beogradi ka mbetur me mentalitetin e së kaluarës!
 
Kryeministri Thaçi, në një intervistë për RTK-në, menjëherë pas bisedimeve në Bruksel, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të krijohej në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se ky asociacion, në asnjë mënyrë, nuk do të ketë kompetenca legjislative apo ekzekutive. Thaçi ka shprehur keqardhje për qëndrimin e Serbisë në këto bisedime, duke thënë se ky shtet ende heziton dhe dëshiron të përfitojë në kohë. Sipas tij, Beogradi ka mbetur me mentalitet të së kaluarës dhe të ngurtësisë, në raport me Kosovën. “Serbia po vazhdon të reflektojë logjikën e izolimit e të konfrontimit, e jo të bashkëpunimit. Serbia, për një kohë të gjatë, i ka dezinformuar, mashtruar dhe gënjyer qytetarët e saj, se mund të ndodhë ndarja e Kosovës, autonomia për serbët në veri, apo ndonjë ‘Republika Sërpska’. Idetë e tilla janë të papranueshme për Prishtinën zyrtare. Ne do të angazhohemi për hapjen e perspektivës evropiane të Kosovës, si dhe do të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke shprehur bindjen se institucionet kosovare, në bashkëpunim me ato ndërkombëtare, do ta shtrijnë autoritetin dhe do t`i shpërbëjnë strukturat paralele në veri.
Ai ka thënë se ndërtimi i fqinjësisë së mirë, është në interes të të dyja vendeve, por që duket se Serbia nuk është e interesuar për jetën e qytetarëve në veri, por vetëm për territoret
 
Pasojat e dështimit, do t’i bartë Serbia!
 
Burime diplomatike nga Brukseli, në kushte anonime iu kanë thënë disa medieve se shteti serb do të ketë probleme, para së gjithash, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë, por edhe me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. “Në takimin e së martës ka ndodhur ajo që kishte ndodhur në procesin e Rambujesë dhe atë të Vjenës. Serbia ka dështuar. I gjithë presioni, tani do të drejtohet në Beograd, sepse nuk ka çka të bisedohet më. Prishtina i ka fituar negociatat, ndonëse nuk është arritur ndonjë rezultat”, citohen burime nga Brukseli.
Ndërkohë, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, e cila ndër të tjerash ka dokumentuar krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, shfaqi shpresë por edhe shqetësimin e saj, për shkak se qeveria serbe do të tërhiqet nga arritja e ndonjë marrëveshje. “Serbia po kërkon shumë prej Kosovës”, ka thënë Kandiq. Sipas saj, Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë, është zgjidhja më e mirë për ata 100 mijë serbë që sot jetojnë në Kosovë. Të mos e kuptosh realitetin, se Kosova s’është më pjesë e Serbisë, s’është gjë tjetër, veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit. “Unë druaj se qeveria serbe, në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve të 90-ta”, tha Kandiq për agjencinë suedeze të lajmeve TT, gjatë qëndrimit të saj në Suedi.
 
Rusia kërkon rikthimin e dialogut në KB!
 
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin, ka vlerësuar mbrëmë se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet nëpërmjet strukturave të Kombeve të Bashkuara, duke i respektuar interesat “e natyrshme dhe themelore” të serbëve në Kosovë. “Formatin e negociatave të Beogradit dhe Prishtinës, e ka harmonizuar qeveria e mëparshme e Serbisë, ku rolin e ndërmjetësuesit e ka pasur BE-ja, me të cilën është pajtuar edhe Rusia. Pastaj, BE-ja vendosi që, në cilësinë e vëzhguesit, të bashkohet edhe përfaqësuesi amerikan, Filip Riker. Por, Rusinë askush nuk e ftoi. Prandaj Serbia u gjend në një situatë shumë të vështirë”, ka thënë Çepurin, duke vlerësuar se Serbia është në pozitë të pavolitshme, edhe sa i përket formatit të negociatave dhe pjesëmarrësve, dhe se rezultatet e formatit të tillë të negociatave, mund të jenë të këqija. “Është fare e qartë se lojtari kyç është Këshilli i Sigurimit të KB-ve, ndërsa rezoluta 1244 është, një nga gjërat më të rëndësishme, e cila nuk ka humbur rolin e saj, kushdo që e thotë e këtë. Aty është vendimi i KS, që shteti i vetëshpallur i Kosovës nuk është ende anëtar i KB-ve, dhe që ende nuk është njohur. Vendimi për këtë varet nga anëtarët e përhershëm të KS”, ka thënë diplomati rus, duke refuzuar të përgjigjet në pyetjen rreth përfshirjes eventuale të Rusisë në negociatat e Brukselit.
 
 
Share