• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet hetuesi policor në Prizren!
e Enjte, 04 Prill 2013 20:32

inspektorati_policor_kosovaPrizren, 04 prill 2013
- Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, ditë më parë kanë pranuar një informatë nga qytetarët për dyshimet se një zyrtar nga stacioni policor në Prizren, është i implikuar në veprime të jashtëligjshme si dhe po keqpërdor detyrën e tij zyrtare, duke pranuar ryshfete.
Zyrtarët e IPK-së, pas pranimit të informatës, kanë kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, me autorizimin e të cilit është iniciuar procedura hetimore. Pas grumbullimit të informatave, përmes rrugëve operative hetimore, duke përfshirë këtu edhe masat e fshehta të hetimit, të enjten mbrëma është arrestuar ky zyrtar policor (hetues), me dyshimin e bazuar se ai vërtetë ka kryer vepra penale, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, marrje të ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të rregullta gjyqësore. I njëjti është suspenduar, deri në përfundimin e procedurës hetimore. “Operacione të ngjashme, si ky që është realizuar mbrëmë, tregojnë angazhimet e Inspektoratit Policor të Kosovës, që përmes ushtrimit të veprimtarive, të sigurojnë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës.
 
 
Share