• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
FSK në Veri – Gënjeshtër!
e Diel, 07 Prill 2013 14:11

Prishtinë, 07 prill 2013
- Krejt ato çfarë po publikohen sot në mediat e Kosovës, të cilat po thirren në mediat serbe, ku po paralajmërohet angazhimi i FSK-së në veri të vendit, janë gënjeshtra. Si të tilla i ka cilësuar komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili ka hedhurfsk_ushtria_kosova poshtë gjithçka që është thënë nga mediat e Serbisë, e të cilat me nxitim po i lansojnë edhe mediat tona. Ai ka sqaruar se roli i FSK-së nuk përputhet me atë çfarë po paralamërohet në media. “Misioni ynë nuk është për të dalë në veri, apo edhe për të intervenuar atje. Ne jemi duke i kryer punët, sipas mandatit dhe misionit që kemi. Çfarëdo që është thënë, absolutisht nuk është e vërtetë. Ne i kryejmë detyrat e rëndomta, që i kemi kryer për çdo ditë. Qëllimi ynë është ngritja e FSK-së në aspektin profesional e jo me u përgatit për intervenim në veri. Ajo është punë e policisë dhe jo e FSK-së”, ka thënë Kadri Kastrati për Express.
Ndërkaq, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, ka thënë se janë të gatshëm për gjithçka. Ai shtoi se policia nuk merret me çështje politike, por, nëse Qeveria e Kosovës kërkon që njësia speciale të ndërrmerr aksion kundër strukturave ilegale në veri, ata do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë. “Policia është e gatshme që të ndërmerr të gjitha veprimet që i kërkohen”, tha shkurt Kelani për Express.
Lajmi i publikuar nga mediat serbe, e që është transmetuar edhe në ato të kosovës, nuk ka ndikuar aspak tek serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Sipas raportit të policisë, atje nuk është shënuar asnjë incident që ka lidhje me këtë lajm. Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, thotë se situata në pjesën veriore të Mitrovicës është krejtësisht e qetë. “Përveç incidenteve të vogla që ndodhin vazhdimisht, situata në këtë pjesë të vendit është e qetë. Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident që do të kishte lidhje me lajmin që është publikuar në media”, ka thënë Hoti.
Stërvitja taktike e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e kryer në afërsi të Mitrovicës, është komentuar nga mediat serbe si demonstrimi më serioz i gjertashëm dhe si kulm i presionit ndaj veriut të Kosovës. Sipas një skenari të plasuar nga mediat serbe, njësitet e këmbësorisë së FSK-së do të ndërhynin në veri për të provokuar incidente, e që do ta nxiste ndërhyrjen e KFOR-it. Duke u thirrur në burmime të afërta me forcat ndërkombëtare, gazeta serbe “Novosti” shkruan se rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së, me pajisje luftarake kanë defiluar në pjesën jugore të Mitrovicës. “Uniformat amerikane, armatimi dhe mënyra e lëvizjes nëpër grupe, si dhe urdhrat karakteristike të gjestikulimeve, tregojnë se kush i ka stërvitur. Njësitet Kanë kryer një stërvitje taktike në drejtimin Mitrovicë - Bair - Vaganicë. Sipas karakteristikave që ka ai teren, ngjason në drejtimin Suhadoll – Kroi i Vitakut - Zveçan, lokacione këto në të cilat tri vitet e fundit po popullohen me shqiptarë. Sipas të gjitha vlerësimeve, ky do të ishte drejtimi më i përshtatshëm për sulm në veri”, citon burimet e saj e përditshmja serbe “Novosti”, sipas së cilës, diçka të tillë ka paralajmëruar edhe kryeministri Thaçi. “Ai ka deklaruar se mos arritja e marrëveshjes do të mund të shkaktonte përkeqësimin e situatës dhe se në atë rast Prishtina do të jetë e detyruar të vendos pushtetin e saj në veri të Kosovës. Për këtë shkak, me interesim po pritet arritja e Brigadës 525 luftarake-vëzhguese amerikane, 600 pjesëtarët e së cilës do të vendosen në kampin e Leposaviqit”, shkruan kjo gazetë serbe.
 
 
Share