• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbia në zi, shkak masakra!
e Martë, 09 Prill 2013 22:49

masakra_serbiMlladenovc, 09 prill 2013
- Lajmi për masakrën e sotme në Serbi, të cilën e kreu 60-vjeçari, Ljubisha Brankoviq, i cili vrau djalin e tij, nënën, bashkëshorten dhe 10 persona të tjerë, familjarë të afërt që jetonin në fqinjësi, ka dominuar sot në mediat botërore, duke e shokuar tërë botën. Ky lajm nga Serbia ishte i treti në faqen e BBC-së, menjëherë pas lajmit për vdekjen e Margaret Theçerit dhe ngjarjeve nga Koreja e Veriut. Ky lajm ka dominuar edhe në rrjetin “Sky News”, si dhe në mediat franceze “Le Figaro” dhe “France 24”, pastaj edhe në gjigantin amerikan “CNN”.
Gjithsejtë trembëdhjetë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar, kur personi në fjalë shkoi i tërbuar, nga shtëpia në shtëpi, në fshatin Ivanicë të Madhe, afër qytetit të Mladenovcit, në Serbi, duke vrarë familjen e tij dhe kushërinjtë. Drejtori i policisë, Milorad Veljoviq, tha se motivi i krimit, ende nuk është bërë i njohur, por dihet se Ljubisha, së pari ka qëlluar djalin dhe gruan e tij, rreth orës 5:00 të mëngjesit, përpara se të hynte në shtëpitë e fqinjëve dhe të qëllonte ata që takoi në moment. Ai ka vrarë në katër shtëpi të tjera, përveç shtëpisë së tij, përpara se të tentonte të qëllonte veten. “Ne nuk e dimë motivin e tërë kësaj. Aktualisht ne nuk mund të flasim me asnjeri”, tha Veljoviq, duke shtuar se Ljubisha është veteran i luftës në Kroaci dhe se kishte humbur punën, dy vjet më parë. Kjo ka bërë që dita e nesërme të shpallet Ditë zie në tërë Serbinë.
 
 
Share