• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Eshton ende pret përgjigjen e Beogradit!
e Mërkurë, 10 Prill 2013 20:25

catherine_ashton_dialoguBruksel, 10 prill 2013
- Zëdhënësja e Baroneshës Eshton, Maja Kocijançiq, ka thënë sot se përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, ende është në pritje që Beogradi të vendosë përfundimisht, në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, dhe se aktualisht nuk planifikon të udhëtojë në rajon. “Nuk ka kurrfarë risish, në lidhje me vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, ka thënë Kocijançiq.
Ndërkohë, burime diplomatike në Bruksel, pas vendimit të qeverisë serbe që të mos e nënshkruaj marrëveshjen me Prishtinën, duke kërkuar vazhdimin urgjent të dialogut, kanë thënë se Beogradi duhet ta arsyetojë këtë qëndrim dhe të dërgojë propozime konkrete për raundin e ri eventual dhe se teorikisht ekziston shansi që vendimi për dhënien e datës për Serbinë të shtyhet deri në fund të qershorit.
Kocijançiq ka shtuar se, tani për tani, nuk ka plane që Eshton, e cila gjendet në takimin e G-8 në Londër, t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, dhe se në bazë të kësaj do të vendosë, nëse Serbia i ka përmbushur kushtet që ta marrë datën e nisjes së bisedimeve me BE-në.
Burimet diplomatike në Bruksel, kanë thënë gjithashtu se teorikisht është e mundshme që ky vendim të shtyhet deri në fund të qershorit, kur shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së do t’i konfirmojnë formalisht konkluzionet e Këshillit të Ministrave.
 
 
Share