• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
ROSU në veri, spekulim medial!
e Shtunë, 13 Prill 2013 12:21

rosu_policia_kosovaMitrovicë, 13 prill 2013
- Lajmi për, gjoja praninë dhe lëvizjet e shtuara të njësitit special të Policisë së Kosovës (ROSU) nëpër rrugët e veriut të vendit, është vetëm një spekulim, të cilin e kanë lansuar mediat serbe dhe me nxitim e kanë transmetuar edhe mediat shqiptare, pa e verifikuar mirë informacionin. Këtë lajm e ka demantuar sot edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, duke e cilësuar lajmin si spekulim dhe joprofesional. “Të gjitha janë vetëm spekulime, kur bëhet fjalë për lëvizjet intensive dhe praninë e pjesëtarëve të ROSU-së në veri”, ka njoftuar kapiteni Hoti. Sipas tij, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj nëpër lagjet me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, por jo edhe të pjesëtarëve të ROSU-së. Shtimi i policisë është bërë për shkak të incidenteve, të cilat kanë ndodhur shpesh në këtë pjesë të qytetit. “Rritja e masës së sigurisë, e cila nënkupton edhe shtimin e kontrollit ndaj automjeteve dhe personave, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, është duke u aplikuar në vendbanimet multietnike, si në Lagjen e Boshnjakëve dhe në zonën e Tre Rrokaqiejve. Këto masa do të mbesin në fuqi, deri në një vendim tjetër”, theksoi Hoti.
Ndryshe, në disa media serbe, mbrëmë është dhënë lajmi se përfaqësuesit e të ashtuquajturave shtabe të krizave, nga katër komunat e veriut të Kosovës, kanë shtuar kujdestaritë në lokacionet me rrezik potencial, për shkak të lëvizjeve dhe pranisë intensive të ROSU-së në veri. Lajmin e kanë plasuar me nxitim mediat tona, duke mos verifikuar saktësinë e tij, por vetëm që të “fitojnë klikime” në faqet e tyre. “Kur i shtohet kësaj fakti se mediat tona po raportojnë për ngjarjet nga vendi ynë, duke i cituar mediat beogradase, atëherë vihet në pikëpyetje profesionalizmi dhe përgjegjësia e tyre”, vlerësojnë analistët, duke porositur se, me të tilla lajme, të fabrikuara në Beograd, mediat tona nuk po informojnë, por po i shërbejnë propagandës serbe, për të fituar vetëm klikime në internet dhe asgjë më shumë.
 
 
Share