• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Daçiq: Marrëveshja parandaloi “Olujën”!
e Martë, 23 Prill 2013 10:39

Beograd, 23 prill 2013
- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se me marrëveshjen për veriun e Kosovës, të arritur në Bruksel më 19 prill, është garantuar siguri më e madhe e mundshme për popullatën serbe në këtë pjesë. “Kemi marrë garanci nga ata që komandojnë, se ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri. Kjo është hera e parë që kemi marrë kësi lloj garancionesh. Ato na janë dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, kurse e pranishme ka qenë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton. Ata janë garantuesit e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq, në intervistën që i ka dhënë mbrëmë televizionit publik serb, RTS.dacic_ivica_rts
Ndonëse Kosova ende nuk ka zyrtarisht ushtri, Daçiq ka paralajmëruar se kjo do të ndodhë në Kosovë. Ai disa herë ka potencuar se ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë në territorin e katër komunave serbe në veriun e Kosovës. “Ata mund të hyjnë, vetëm me bekimin e KFOR-it, përkatësisht NATO-s, edhe atë në raste të katastrofave natyrore dhe me lejen e serbëve. Ne nuk kemi mundur të paramendojmë garanci më të madhe”, ka thënë Daçiq, duke hedhur poshtë pohimet se, me arritjen e kësaj marrëveshjeje me Prishtinën, Beogradi e ka shitur Kosovën për të fituar datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Daçiq ka nënvizuar se hyrja në BE është interes kombëtar dhe shtetëror i Serbisë, meqë, sipas tij, ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, dhe populli serb nuk mund të mbijetojë vetëm, i rrethuar shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ai ka thënë prerazi se Serbia nuk mund të ketë të ardhme më të mirë, jashtë këtyre integrimeve.
Duke folur për dobitë ekonomike nga hyrja në BE, Daçiq ka tërhequr vërejtjen se, nëse Serbia mbetet jashtë këtij blloku, atë do të mund ta tejkalojë edhe Shqipëria. "Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull duhet të kryejmë kolektivisht harakiri”, ka thënë kryeministri serb, duke aluduar në vetëvrasje kolektive, por që ka sqaruar se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, por e merr si shembull sepse, siç ka thënë, ky vend gjithmonë ka qenë sinonim i standardit të dobët jetësor.
I pyetur, nëse ka kërkuar nga Rusia ndihmë ushtarake apo sjelljen e forcave të saj në kuadër të KFOR-it, gjatë vizitës që i bëri Moskës, teksa po zhvilloheshin bisedimet me Prishtinën, Daçiq ka thënë se vizita e tij nuk ka pasur lidhje me bisedimet, por ishte e planifikuar më herët. “Ne serbët jemi popull i çuditshëm. Nuk di njeriu si të veproj, e të mos kritikohet. Si mund të kërkohet intervenimi ushtarak i Rusisë në këto rrethana. Ndërkaq, kërkesa që forcat ruse të vijnë në Kosovë, në kuadër të KFOR-it nuk mund të realizohet, për faktin se rusët nuk duan të marrin pjesë në një formacion ushtarak, ku komandon NATO”, ka thënë Tadiç për RTS-në, transmeton Radio SHARRI.
Në këtë intervistë, kryeministri serb ka reflektuar realitetin aktual, duke ua bërë me dije të gjithë atyre që e kundërshtojnë marrëveshjen, se Kosova tashmë është shtet në vete dhe se krejt çka mund të bëhet, është angazhimi për ruajtjen dhe sigurinë e popullatës serbe në Kosovë. “Nuk them se kjo marrëveshje është e mirë, por me këtë marrëveshje kemi parandaluar një skenar të ngjashëm, i cili iu ndodhi serbëve në Kroaci. Më mirë të bisedojmë, se sa t’i përkujtojmë nesër viktimat”, ka thënë mes tjerash Daçiq.
 
 
Share